Çfarë ra në sy gjatë dekretimit të Hotit për kryeministër, Bytyçi tregon detaje

Politika

Çfarë ra në sy gjatë dekretimit të Hotit për kryeministër, Bytyçi tregon detaje

M.H Nga M.H Më 4 maj 2020 Në ora: 20:57
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë përmes një konferencë për media ka njoftuar se ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese nëpërmjet njoftimit i cili është bërë publik në faqen zyrtare, ka pranuar "masën e përkohshme" të parashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, "në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020", duke pezulluar "menjëherë zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës".

Në lidhje me këtë situatë politike, në një bashkëbisedim më gazetën “Bota sot”, profesori universitar, Enver Bytyçi, u shpreh që i gjithë ky dekret kishte diçka në prapavijë kishte të bënte me një rekordim të hapave të mëtejshëm midis Thaçit dhe Mustafës.

Pra dekreti do dilte të enjten në minutat e fundit të mbarimit të orarit të punës pasi të ketë përfunduar edhe marrëveshja mes koalicionit AAK-në, Nismën dhe Listën Srpska

“Dekreti i të enjtes së kaluar i orës 16.00 i presidentit Hashim Thaçi kishte brenda tij sepse u shpall në fund të ditës së punës dhe kur më pas tri ditë të tjera do të ishin ditë pushimi. Qëllimi ishte që ky dekret të mos mund të kundërshtohej në gjykatën kushtetuese. Ajo që ra në sy kishte të bënte me një rekordim të hapave të mëtejshëm midis Thaçit dhe Mustafës. Pra dekreti do dilte të enjten në minutat e fundit të mbarimit të orarit të punës. Do dilte mbasi Isa Mustafa ta kishte përfunduar marrëveshjen e koalicionit me AAK-në, Nismën dhe Listën Srpska. Madje mbasi Behgjet Pacolli të kishte mbërrit në Prishtinë. Pastaj të dy ata, Isa dhe Hashimi, caktuan ditën e mbledhjes së Kuvendit për të shtunën, vetëm 36 orë mbas daljes së dekretit. Dhe kështu, llogaria u bë pa hanxhinë, duke menduar se Gjykata Kushtetuese nuk do të funksiononte në ditë pushimi dhe ndoshta edhe Vetëvendosjes do t’i duhej kohë të bënte denoncimin në Kushtetuese”.

Image
Enver Bytyçi

 

“Por në këtë rast hanxhiu, pra Gjykata Kushtetuese, nuk pati ditë pushimi. Dhe logjikisht kështu duhej të ndodhte. Derisa kuvendi i Hashimit nuk kishte ditë pushimi, pse duhej që Gjykata Kushtetuese të pushonte e të lejonte që planet e Beogradit të realizoheshin pa luftë, në ditë pushimi, si të ishte luftë?! Edhe Vetëvendosja mesa duket i njeh mirë dhelpëritë e presidentit të vendit. Ndaj e kishte parapërgatitur animimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe me të dalë dekreti e dërgoi atë në këtë gjykatë. Gjithçka ndodhi për shkak të gjendjes në krye të detyrës të aktorëve me përgjegjshmëri për fatin e Kosovës. Për një muaj Abdullah Hotit i duhet të presë, nëse do të bëhet ose jo kryeministër i Kosovës, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat