Njohësi i çështjeve juridike: Kosovës i duhet një alternativë tjetër politike

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Kosovës i duhet një alternativë tjetër politike

Nga: A.SH Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Albin Kurti, i është drejtuar Komisioni të Venecias për kompetencat e presidentit të Kosovës për shpërndarjen e kuvendit dhe për propozimin e mandatarit për kryeministër.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, dërgimi i një kërkese të tillë në Komisioni e Venecias, është imitim i Shqipërisë që dikur kishte dërguar diçka të ngjashme.

“Ky është organ profesional jo obligativ, ky model i dërgimit atje të një kërkese të tillë është imitim i Shqipërisë që dikur kishte dërguar diçka të ngjashme. Andaj këtu s’ka gjë, por normal së është pozitive të jepet sa më shumë mendime profesionale, situata është e qartë në Kosovë, partia fituese ka dështuar të bëj koalicion me dikënd prej partive dhe kjo është çështje e kryer, e keqja e kësaj është se partitë te ne janë të ngjashme të gjitha e dëshirojnë pushtetin dhe nuk duan kurrë të kenë një qeveri teknike që do të ishte zgjidhje momentale shumë më normale” shprehet Burjani.

Sipas tij, partitë gjithmonë e befasojnë popullin dhe i vendosin në pozitë jo normale zhvillimet shtetërore.

“Këto parti synim kanë pushtetin, ndarjen e posteve, biznesin ekonomik, janë të vrazhda dhe kurrë nuk janë në gjendje të kërkojnë zgjidhje ndryshe. Tash VV me zor tenton të jetë në pushtet deri në zgjedhje, inati këta tjerët e din pushtetin s’ka lidhje pse por i duan bordet profesionale, paranë për të kontrolluar, s’ka gjë. Kosova duhet të gjej alternativë të re politike ose shteti ka me pas gjithmonë probleme me këto parti”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat