"Akuza të pabaza ndaj Kurtit dhe Vitisë", çfarë dokumenti do të duhej të ekzistonte për arsyetimin e tyre

Politika

"Akuza të pabaza ndaj Kurtit dhe Vitisë", çfarë dokumenti do të duhej të ekzistonte për arsyetimin e tyre

M.H Nga M.H Më 5 maj 2020 Në ora: 19:23
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani ka ngjallur reagime të shumta ndaj kryeministrit në detyrë Kurti dhe ministrit në detyrë të shëndetsisë, Arben Vitia.

Përgjegjës sipas partive tjera politike shkaktar i vdekjës së 26 vjeçarit janë Kurti dhe Vitia, kështu duke i kërkuar edhe dorëheqje.

Duke parë këtë fluks të madhë të akuzave ministri i shëndetsis Arben Vitia ka deklaruar që edhe e ka menduar dorëheqjen.

E para që reagoi ishte partia Social Demokrate me kryetarin e saj Dardan Molliqaj, dhe Partia Demokratike e Kosovës, me Uran Ismailin.

Në lidhje me këtë situatë politike, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që këto akuza janë vetëm manipulime shpifëse të partive opozitare në bashkëpunim me disa media të Kosovës.

Mehazi më tej thotë që është duke u shfrytëzuar kjo vdekje për poena politike e asgjë më shumë, përfundon për “Bota sot”.

“Akuzat ndaj Albin Kurtit e Vitias ndaj vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani s'janë kurrgjë tjetër përveç se manipulime shpifëse të partive opozitare në bashkëpunim me disa media të Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

Po ç'faj kanë Kurti, Sveçla e Vitia për vetevrasjen e vullnetshme të riut 26 vjeçar, sikur i vetëvrari të kishte lënë ndonjë testament, se për vetevrasjen e tij është fajtore qeveria e Kosoves, atëherë do ishin të arsyeshme akuzat ndaj Kurtit e Vitisë, prandaj të gjitha këto janë shpifje të partive opozitare”.

“I riu vullnetarisht është vetëvrarë, këta, opozitarët fajësojnë Kurtin e Vitian duke shfrytëzuar vdekjen e të riut për poena politike e asgjë më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat