Gabimi i Hashim Thaçit

Politika

Gabimi i Hashim Thaçit

Nga: A.M. Më: 5 maj 2020 Në ora: 23:10
Hashim Thaçi

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese morri vendim që ta pezulloj dekretin e Presidentit Hashim Thaçi me të cilin e ka nominuar për Kryeministër Avdullah Hotin.

Njohësi i çështjeve jurdike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka gabuar që ka nxjerrë dekret.

“Gabimi më i madh në këtë proces është bërë nga presidenti që ka nxjerr dekret  për mandat kjo nuk është detyre e presidentit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ka përmendur edhe cilin pjesë e ka shfrytëzuar Lëvizja Vetëvendosje për ta dërguar dekretin e Thaçit në Kushtetuese.

“Presidenti ka mundur të i thotë vetes se ai është njoftuar se nga partitë politike njëra prej tyre ka bërë koalicion politik dhe ka arrit të i bëjë 61 deputet, këtë e ka shfrytëzuar VV që këtë dekret e ka dërguar  në Gjykatë”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat