Efekti i pandemisë COVID-19, vjen paralajmërimi nga eksperti i ekonomisë: Dëmin më të madh do ta shkaktojë në ekonomi

Politika

Efekti i pandemisë COVID-19, vjen paralajmërimi nga eksperti i ekonomisë: Dëmin më të madh do ta shkaktojë në ekonomi

Nga: N. H Më: 6 maj 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Tashmë është e qartë se Virusi Corona ka filluar ta gjunjëzojë ekonominë botërore. Ekspertët llogarisin efekte me dëme të në gjithë botën, dhe ky trend konsiderojnë nuk do ta lë pa prekur edhe Kosovën.

Eksperti Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se kjo pandemi dëmin më të madh do t’ia shkaktojë ekonomisë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të veprojë shpejt që politikat ekonomike t’i rifreskojë.

Image
Mustafë Kadriaj

“Për pasoja tani më janë të qarta pandemia dëmin më të madh do ta shkaktojë në ekonomi (pa injoruar viktimat në nivel botëror dhe në vend) në të gjithë botën rrjedhimisht edhe në Kosovë që tani në kohën post koronavirus vlerësoj që shteti do t’i bëjnë një rifreskim të politikave ekonomike dhe të kursit se si të organizohet tregtia ndërkombëtare, rekrutimi i fuqisë punëtore po ashtu edhe investimet e huaja direket do të nacionalizohen pra do kemi një bashkëpunim në distancë (të quajtur si një teleworking), pra do kemi edhe një rifreskim të globalizimit që më shumë do ngjason G-lokalizim-it ku bashkëpunimi tregtar do ekzistojë por rekrutimi i fuqisë punëtore do jetë në distancë”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, ai ka theksuar se edhe shteti ynë parimisht duhet të jetë në hap me kursin ekonomik në nivel botërorë.

“Pra, nëse shteti nuk e ndjekin këtë kurs ekonomik vlerësoj që do jenë humbësit më të mëdhenj duke mos përjashtuar edhe Kosovën kështu që Kosova parimisht duhet teë jetë në hap me ketë kurs ekonomik në nivel botërorë. Si përfundim shtetet me një ekonomi të varfër si në bruto produkt, buxhet, papunësi te lart dhe mirëqenie të ulet do të vlerësoja sukses nëse do të ketë kapacitet si në kapital njerëzor dhe gatishmëri ekonomike që të pasojnë kursin ekonomik në nivel botëror përndryshe, siç e ceka do jem në kategorinë e humbësve më të mëdhenj si shtet”, ka theksuar ai.

Në fund, ai nënvizon se Kosovë nuk përkon me kërkesat si në nivel ndërkombëtar dhe në gatishmëri për të përkrahur bizneset vendore për shkak të përfaqshmit të dobët në parlament.

“Se sa ka kapacitet Kosova vlerësoj që parimisht ka si në kapital njerëzor dhe gatishmëri të bizneseve për bashkëpunim ekonomik, por politkbërja në Kosovë nuk përkon me kërkesat si në nivel ndërkombëtar dhe në gatishmëri për të përkrahur bizneset vendore për shkak të përfaqshmit të dobët në parlament (që mandatohet qeveria) që për fat jo të mirë niveli i përfaqësuesve në parlamentin e Kosovës e nënçmon inteligjencën në Kosovë para faktorit ndërkombëtar për arsye të ditura për opinionin”, ka përfunduar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat