Kritikohet Thaçi për pjesëmarrjen në Samitin e Zagrebit

Politika

Kritikohet Thaçi për pjesëmarrjen në Samitin e Zagrebit

Nga: A.M. Më: 6 maj 2020 Në ora: 22:16
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës, në Samitin e Zagrebit  mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me temë perspektivën evropiane për rajonin dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Në këtë Samit Kosova u përfaqësua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Duhet theksuar se samiti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku Kosova mori pjesë është pozitive në punimet e saja. Kosova ka një mundësi të artë që të përfitoj edhe mbështetje politike nëse zbaton kriteret tashmë të njohura e që mbi të gjitha ka luftimin e korrupsionit. Gjithashtu në përfundim u lëshua "Deklarata e Zagrebit" i referohet një pakoje prej 3.3 miliardë ku edhe vendi ynë do përfitoj ekonomikisht”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Mehemti ka kritikuar paraqitjen e Thaçit i cili ka folur për heqjen e vizave.

“Paraqitja e presidentit të Kosovës ishte nën nivelin e duhur, me sjelljet e tija dektruktive. Të kritikosh BE se nuk i ka hequr vizat Kosovës derisa vet presidenti i Kosovës është pjesë e krijimit të këtij sistemi, është përpjekje për të shfajësuar veten. Megjithatë është pozitive qe BE në krye me kancelarën Merkel ka kthyer sytë kah Ballkani Perëndimor, si mundësi që Kosova të përfitoj në të gjitha fushat e saja”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat