A ka vend për frikë nga deklarata e Borell për ndryshimin e Kufijve?

Politika

A ka vend për frikë nga deklarata e Borell për ndryshimin e Kufijve?

Nga: A.SH Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:00
Drizan Shala, ekspert i sigurisë

Reagime të shumta ka nxitur deklarata e përfaqësuesit të BE-së, Josep Borell, se mund të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi për korrigjim të kufijve, nëse pajtohen të dyja palët.

Për këtë ka pas reagim edhe nga krerët e shtetit tonë.

Ndërsa në lidhje me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, thotë se, deklarata e Borrell duhet analizuar në tri fusha: politike, ekonomike dhe atë të sigurisë.

“Deklarimin e Josep Borrelli për një marrëveshje eventuale mbi parimin e korrigjimit të kufijeve në mes Kosovës-Serbisë duhet të analizohet mbi tri fusha në të cilën e ka ndërtuar deklarimin ( politik, ekonomik dhe sigurisë ). Pra bazuar në angazhimin special që ka administrata e Trumpit mbi arritjen e një marrëveshje në mese Kosovës dhe Serbis më dergimin e dy personalitet të cilat janë: Mattew Palmer i cili ka për detyrë aspektin juridik/politik ta përmbyll në mes Prishtinës dhe Beogradit ndërsa në anën tjetër kemi Richard Grenell i cili ka mision të veçantë që karshi arritjes së pajtimit juridik dhe politik të ripozicionohet SHBA-ja në aspektin ekonomik arsyja qëndron me theks të veçantë mbi raportin hulumtimit të vitit 1963 nga kompania “Nafta-Gasi” me seli në Novi Sad e cila ka hulumtuar pasurit e nëntokës në territorin e Kosovës (Bazeni i Kosoves, Dukagjinit si dhe Drenicës) si dhe pasurisë se veçantë që është gasi nëntokësor në territorin e Kosovës për të cilën është e interesuar gazpromi ruse (qeveria e Putinit) ku në pjesen veriore do të instalonet pikën e grumbullimit për rajonin e Ballkanit dhe ketë dëshironë SHBA-ja ta pengojë”, thotë Shala.

Ai thotë se, Borrell si personalitet ka lidhje të ngushta me fondacionin e Sorosit dëshiron që të ndikojë te qeveria e Serbisë duke lejuar që të ketë dritën jeshile për një veprim të tillë në arritjen e marrëveshjes mbi shkëmbimin e territorit.

“Josep Borrelli si personalitet ka lidhje të ngushta me fondacionin e Sorosit dëshiron që të ndikojë te qeveria e Serbisë duke lejuar që të ketë dritën jeshile për një veprim të tillë në arritjen e marrëveshjes mbi shkëmbimin e territorit, ku interesi SHBA-së do të minimizohet dhe kështu do të kishim një zgjedhje politike e cila do të kishte impakt ekonomik për Serbinë dhe Rusinë me pasoja mbi sektorin e sigurisë ku do të ri-aktivizohet formalisht rezuluta 1244 në Kosovë”, thotë Shala.

“Bazuar në analizën mbi zhvillimet që kanë ndodhur nga ri-aktivizimi i administrates se Presidentit Amerikan, Josep Borreli dëshiron që Kosova në aspektin juridik ndërkombëtar do të administrohet pas marrëveshjes me Serbinë me një rezolutë të re nga Këshilli i Sigurisë se Kombeve të Bashkuara e cila do e prantonte statusin e saj “të pavarur me fusnot “ në një afat kohor 20 vjeçarë dhe e cila do e lejon Kosovën si shtet të pranohet në OKB, mekanizmave tjerë dhe territori i saj do të mbetet i pacënuar por bazuar mbi ketë rezulut e sponzorizuar nga Rusia do të ketë specifika në aspektin e brendshëm të administrimit juridik/politik dhe të sigurisë (Asociacioni i Komunave Serbe ) ku sponzori do mund të përfundonte projektin e tij të linjes se gasit quajtur “adriatiku” ndërsa Kosova ( Asociacioni i Komunave Serbe ) do të fitonin një impakt ekonomik mbi 2 milliard dollar brenda 10 vjetlve të ardhshëm”, shprehet Shala.

Sipas tij, Serbia do të ishte e kënaqur me Asociacionin me shumicë serbe.

“Serbia do kënaqej me AKS-në dhe në anën tjetër qytetarët e Kosovës Lindore do të përfitonin një AKSHS (Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi) e cila do të lidhej me Tiranën zyrtare përmes rrugës se Arbërit (Shqiperi-Maqedoni) dhe kështu Serbia do t’i mundësohet që të kalojë në portin e Adriatikut. Pra, Maqedonia e Veriut do të pësojë ndryshime kushtetuse juridike të brendshme duke u shëndrruar në një shtet federativ me dy njësi të administrimit politik/juridik dhe sigurisë në mes shqiptarëve dhe maqedonasve që pastaj mund të jetësohet AKSHS-ja”, thekson Shala.

Ai më tej thotë se, Kosova duhet të jetë një vijë me politikën amerikane.

“Kosova duhet të jetë në një vi me politiken amerikane për të mos lejuar që përmes Josep Borreli-t të ketë ndikim Rusia në administrimin e interesave të saja në ketë rajon”, përfundon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat