Korrigjimi i kufijve, Ramush Tahiri komenton deklaratën e Borell dhe rolin e BE-së në marrëveshjen përfundimtare

Politika

Korrigjimi i kufijve, Ramush Tahiri komenton deklaratën e Borell dhe rolin e BE-së në marrëveshjen përfundimtare

Nga: G.B Më: 8 maj 2020 Në ora: 08:13
Ramush Tahiri

Prej kohësh është përmendur mundësia e korrigjimit të kufijve me Serbinë apo shkëmbimi i territoreve.

Një gjë e tillë u kundërshtua si në Kosovë, ashtu edhe nga miqtë ndërkombëtarë.

E tani kjo temë është bërë sërish aktuale, derisa përfaqësuesi i BE-së, Josep Borell, ka thënë se BE e përkrahë një gjë të tillë, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ta bërë atë në kuadër të marrëveshjes.

Për këtë ka pasur mjaft reagime, duke e kundërshtuar.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Borell ka treguar se u takon palëve të pajtohen dhe se BE nuk ofron zgjidhje por që pajtohen me zgjedhjet që ato vendosin.

"Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell e ka shprehur një pikëpamje në pyetjen e shtruar konkrete dhe thelbi është se Bashkimi Evropian përkrahë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si të vetmen rrugë për zgjidhjen e çështjes dhe për normalizim të marrëdhënieve, duke thënë se u takon palëve që të merren vesh dhe të pajtohen, ndërsa BE nuk ofron zgjidhje por ndërmjetësim dhe lehtësim të këtij dialogu", është shprehur Tahiri.

Sipas tij, BE nuk ju ofron zgjidhje por që do të pajtohet me vendimet e tyre për të arritur marrëveshje.

"Konkretisht nëse Kosova dhe Serbia merren vesh dhe arrijnë pajtimin, paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve edhe me shkëmbim territoresh apo me përcaktim të ri të kufirit, ai nuk do të bëhet më katolik se Papa duke u shprehur në mënyrë figurative, se janë palët, pra Kosova e Serbia që ofrojnë dhe gjejnë zgjidhje dhe Evropa nuk ka dhe nuk ofron as zgjidhje e as modele të zgjidhjes", ka deklaruar Ramush Tahiri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat