“Qeveria e re”, vjen paralajmërimi për trazira në Kosovë

Politika

“Qeveria e re”, vjen paralajmërimi për trazira në Kosovë

Nga: N. H Më: 8 maj 2020 Në ora: 21:54
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fillim të këtij muaji vendosi që të ‘pezullojë menjëherë’ zbatimi i Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës deri më 29 maj, ku Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

Mirëpo edhe pse janë edhe dy javë deri tek ky vendim, analistët kanë paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pret që në ditët në vazhdim të ketë zhvillime dramatike.

Ai konsideron se nëse Kushtetuesja sjell vendim që partia e dytë ka të drejtë të krijimin e qeverisë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do e konsiderojnë këtë si vjedhje të mandatit.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse Gjykata Kushtetuese sjell vendim që partia e dytë në këtë rast LDK ka të drejtë të procedojë me kandidatin për kryeministër, pres që të ketë zhvillimi dramatike në vend. Nisur nga fakti se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do e konsiderojnë këtë si vjedhje të mandatit, atëherë pritet të këtë destabilizim të vendit. Megjithatë, duhet të pritet se çfarë do të sjell Gjykata Kushtetuese, e cila thënë të drejtën është para një dilemë të madhe”, ka thënë Mehmeti, të premten për “Bota sot”.

Tutje, ai ka theksuar gjithashtu se në këtë lojë dikush edhe do të pësojë, që sipas analistit, mund të jeta ai presidenti Thaçi me Isa Mustafën, ose Albn Kurti.

“Në këtë lojë dikush do të pësojë, mund të jeta ai Thaçi me Isa Mustafën, ose Albn Kurti. Këto janë defekte që aktualisht janë në Kushtetutën e vendit tonë, e cila ka lejuar hapësira për interpretime të ndryshme , pa saktësuar decidivisht se cila është rruga që duhet ndjekur në një rast të tillë. Sido që të jetë vendimi i Gjykatës do të këtë pakënaqësi, megjithatë gjasat për trazira priten nga Lëvizja Vetëvendosje nëse vendimi nuk është në favor të tyre”, ka thënë njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

Kujtojmë se koalicioni i ri që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në përbërje ka edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Social Demokrate, Listën Serbe dhe partitë nga pakicat joserbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat