Profesori Smaka tregon bisedën me Thaçin për marrëveshjen me Serbinë dhe kur mund të bëhet korrigjimi i kufijve

Politika

Profesori Smaka tregon bisedën me Thaçin për marrëveshjen me Serbinë dhe kur mund të bëhet korrigjimi i kufijve

Nga: G.B Më: 9 maj 2020 Në ora: 08:35
Riza Smaka

Korrigjimi i kufijve me Serbinë është bërë sërish aktual.

Kjo, pasi së fundmi, përfaqësuesi i BE-së, Josep Borell, deklaroi se Bashkimi Evropian e mbështet korrigjimin e kufijve, nëse të dyja palët pajtohen për një gjë të tillë.

Pas kësaj pati mjaft reagime kundër.

E profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën "Bota sot" se së shpejti pritet të intensifikohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mbetet që pala e Kosovës të parapërgatitet seriozisht dhe të  manifestohet meritore dhe kompetente gjatë procesit të bisedimeve politike me palën serbe.

"Së shpejti  pritet të intensifikohet  dialogu ndërmjet përfaqësuesve të autorizuar të Kosovës dhe Serbisë. Termi dialog e nënkupton bisedimin politik bilateral në baza të njëjta të reciprociteteve të kërkesave dhe kundër kërkesave të palëve në bisedime. Përderisa është fjala për dialog, atëherë mbetet që pala kosovare të parapërgatitet seriozisht dhe të  manifestohet meritore dhe kompetente gjatë procesit të bisedimeve politike me palën serbe", është shprehur ai.

Profesori ka treguar një bisedë më presidentin Thaçi lidhur me këtë temë, të cilit thotë se i ka rekomanduar që platforma politike e palës së Kosovës, të jetë njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë në kufirin administrativ nga viti 1945 e nga viti 1991 kufiri ndërshtetëror dhe pas njohjes së ndërsjellë, mund të vihen në tavolinë edhe "korrigjimet" kufitare.

"Kam pasur një oportunitet qe të bisedoja me Presidentin z. Hashim Thaçin, të cilit i kam pas rekomanduar miqësisht që platforma politike e palës kosovare të jetë njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë në kufirin administrativ nga viti 1945 e nga viti 1991 kufiri  ndërshtetëror si dhe pas njohjes së ndërsjellë, në parim , do të mund të viheshin në tavolinën e  negociatave edhe “korrigjimet” kufitare të  cilat konsistojnë në parimet dhe komponentet e demarkacionit të kufirit administrativ ekzistent e të pandryshuar nga viti 1945 (me përjashtim të komunës së Leshakut që i ka qenë  bashkëngjitur Kosovës në vitin 1959", ka thënë Smaka.

Ai shpjegon se kufiri administrativ në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të demarkohej, ashtu që mund të korrigjohet 500 metra në anën tonë e aq edhe në anën e Serbisë.

"Kufiri  administrativ ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë  në negociata do të duhej paraprakisht të njihej  reciprokisht  dhe i njëjti të konstatohej se do të duhej të demarkohej  ashtu që  gjatë demarkimit paevitueshëm do të mund të “korrigjohej“ kufiri administrativ deri në 500 metra në anën tonë  e për aq të Serbisë. Gjatë  demarkacionit kufitar, aplikohen  “korrigjime kufitar” që quhen rektifikacione  me atë qe acquizicionet territoriale kërkohen  të jenë të balancuara në dy drejtimet deri në 500 metra në përshtatje me  gjeomorfologjinë e terrenit , pronësinë, komponentën  etnike e historike, Ius Possidetis...", ka deklaruar profesori Riza Smaka për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat