Gafa e rëndë politike e Isa Mustafës

Politika

Gafa e rëndë politike e Isa Mustafës

Nga: D.RR Më: 9 maj 2020 Në ora: 20:26
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheqë vendin dhe se në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri por për parlamentin, duke anashkaluar kandidatët për kryeministër të cilët i voton populli.

“Qytetari nuk vendos kush do ta qeverisë vendin, vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më pak deputetë, por qytetari nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri por për parlamentin”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

E njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar qasjen e Mustafës karshi qytetarëve. Ai thotë se është për të ardhur shumë keq për një njeri, siç është Mustafa i cili me një përvojë të gjatë në politikë dhe funksione udhëheqëse shtetërore, ta bënë një gafë kaq të rënd politike.

“Lidhur me deklaratën publike të Isa Mustafës, se “qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheqë vendin..”, po e citoj atë thënien e njohur popullore, “se çka piqet, nuk hiqet..”, ngase logjika, mentaliteti dhe mënyra komuniste e të menduarit e I. M., janë pjekur dhe rreshkur në kokën e tij prej monisti, sa që nuk ka lëndë kimike e cila mund t’ia pastrojë atë ndryshkë të etabluar në mendësinë e tij politike, në moshën e tij jo se jo..!? Vërtetë, është për të ardhur shumë keq për një njeri, siç është I. M., i cili me një përvojë të gjatë në politikë dhe funksione udhëheqëse shtetërore, ta bënë një gafë kaq të rënd politike, në mos edhe skandaloze, duke dhënë një deklaratë të tillë, krejtësisht të pavërtetë, puro moniste e tipit stalinist-diktatorial, sepse vetëm në sistemet ish komuniste dhe totalitare siç ishin vendet në Bllokun e shteteve të Lindjes, të ashtuquajtura socialiste, qytetari dhe individi si pjesë e shoqërisë, nuk ka pasur asnjë të drejtë të vendos se kush do ta udhëheq vendin e tij, përveç Komitetet Qendrore të partive komuniste, gjegjësisht kryetari dhe rrethi i tij më i ngushtë”, tha Elezaj.

Image
Rexhep Elezaj

Tutje Elezaj thotë se kjo ndodh vetëm në Rusi, madje siç thotë ai, edh vendet e ish bllokut komunist kanë përqafuar demokracinë e lirë qytetare.

“Të deklarosh sot, 31 vite pas rënies së Murit të Berlinit (1989), kur demokracia parlamentare dhe sistemi i tregjeve të lira në gjithë Evropën, duke i përfshirë edhe vendet e ish bllokut komunist, përveç Rusisë, përqafuan sistemin pluralist dhe shumë partiak, ku fjalën vendimtare e ka sovrani e jo despoti dhe diktatori, por populli dhe qytetari, quaje si të duash, i cili në mënyrë të lirë dhe demokratike vendos përmes votës së tij, se cili qytetar, pra cili kandidat për deputet do t’i përfaqëson interesat e tij në Parlamentin e vendit, se cila parti dhe cili kandidat do qeverisë me vendin, si dhe cili do jetë kryeministër i cili do udhëheq me vendin, pra kush tjetër përveç qytetarit si votues dhe si zëri i popullit (Vox Populi, Vox Dei) do vendos se kush do udhëheq me vendin”, theksoi Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat