U paralajmërua shkarkimi i Hashim Thaçit, Hartuesi i Kushtetues tregon cilat janë procedurat

Politika

U paralajmërua shkarkimi i Hashim Thaçit, Hartuesi i Kushtetues tregon cilat janë procedurat

Nga: A.M. Më: 10 maj 2020 Në ora: 09:10
Hashim Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të inicioj shkarkimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues për dekretin e mandatarit. Këtë e ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Arbërie Nagavci në një intervistë për mediat vendore.

Profesori dhe një prej hartueseve të Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, në një prononcim për “Bota sot”, ka shpjeguar se cilat janë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Profesori Smaka shprehet se nëse sipas Gjykatës Kushtetues presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, atëherë për këtë rast Kuvendi me shumicë të votave mund të shkarkoj.

Image
Profesori dhe një prej hartueseve të Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka

“Zgjedhja Presidentit bëhet sipas nenit 86 te Kushtetutës ndërsa shkarkimi i tij mund të bëhej sipas nenit 91 të  Kushtetutës nëse:  është dënuar për krim të rëndë,  nuk është i aftë për të ushtruar funksionin dhe nëse  Gjykata Kushtetuese ka konkluduar se ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës. Për rastin fundit Presidentin e shkarkon Kuvendi me shumicën e kualifikuar të votave”, ka thënë Smaka për “Bota sot”.

Për më tepër, Smaka thekson se jo çdo shkelje e Kushtetutës mund të jetë bazë për shkarkimin e Presidentit.

“Nga kjo del se çdo shkelje e Kushtetutës nuk rezulton të jetë bazë për shkarkimin e Presidentit nga se nga Gjykata Kushtetuese paraprakisht kërkohet të cilësohet shkelja eventuale e natyrës së rëndë dhe prapë kërkohet që Kuvendi më së pakut 2/3  e të gjithë deputeteve të votonte për shkarkim të tij.

Sipas zgjidhjeve kushtetuese Presidenti mund të zgjedhtë më lehtë por mund të shkarkohet më vështirë”, ka përfunduar Smaka për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat