Komunikimi i Kurtit me burrështetasit amerikan

Politika

Komunikimi i Kurtit me burrështetasit amerikan

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 maj 2020 Në ora: 13:39
Albin Kurti

Që para ardhjes në Qeveri e deri në ditët e sotme kryeministri në detyrë Albin Kurti, vazhdimisht është përball me kritika dhe akuza nga më të ndryshme nga opozita.

Një letër dërguar zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence nga Kurti, u bë zhurmë e madhe në opinionin publik, pasi që e akuzuan kryeministrin se u ankua për ambasadorin Richard Grenell. Për këtë reagoj vet Kurti, i cili e demantoi.

Lidhur më këtë çështje, publicisti Rexhep Elezaj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se letrat e kryeministrit Kurti i sheh si metodë të tij të punës dhe të komunikimit me burrështetas, në të njëjtën mënyrë e sheh edhe letrën të cilën i ka dërguar zëvendëspresidentit Pence.

Image
Rexhep Elezaj

Komunikimi i Kurtit me burrështetas amerikan

“Siç e shpjegoi sot vetë kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, letrën zv/presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence, ia paska dërguar kah mesi i muajit prill, e jo këto ditë siç njoftuan disa portale dhe rrjete sociale në internet. Komunikimi dhe këmbimi i letrave diplomatike midis burrështetasve është një praktikë krejt normale, e cila përveç mënyrës së drejtpërdrejt të këmbimit të ideve dhe qëndrimeve midis tyre, ka një peshë dhe dimension të veçantë, sepse në rastet më të shpeshta letrat personale përmbajnë mendime, qëndrime dhe sqarime të cilat ia prezantojnë njëri tjetrit në formë të shkruar, por edhe si metodë e cila palën që e pranon letrën, e obligon që palës dërguese t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Unë, letrat që z. Albin Kurti, qëkur gjendet në postin e kryeministrit, të cilat ua ka dërguar disa personaliteteve botërore, e shoh si metodë të tij të punës dhe të komunikimit me burrështetas, qoftë me miqtë tanë amerikan, ose ata evropian, dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë lloj komunikimi, por as në rastin e letrës që ia ka dërguar njërit të dytë në SHBA, pra zv/presidentit Pence, pa marrë parasysh përmbajtjen e saj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Elezaj shprehet se letra e Kurtit drejtuar Pence është bërë objekt diskutimesh, kritikash dhe sulmeshpa kurrfarë nevoje, pasi që kryeministri në detyrë ka prezantuar pikëpamjet e tij lidhur me situatën politike në Kosovë.

“Mirëpo, e keqja e gjithë kësaj zhurme qëndron tek mentaliteti primitiv i një kaste politikanësh tanë, të cilët assesi nuk po munden me u liruar nga paragjykimet dhe dyshimet ndaj njëri tjetrit, e që situatën dhe klimën politike në raportet midis organeve shtetërore të Kosovës dhe udhëheqësve në krye të tyre, e bënë shumë të rënd, madje e bën të pamundshëm funksionimin e tyre normal, për shkakun e vetëm, sepse duke i keqpërdorur pozitat e tyre të larta shtetërore po japin keqinterpretime qesharake të veprimeve të kundërshtarëve të tyre politik, siç është tani rasti me letrën e z. Kurti, dërguar zv/presidentit amerikan Pence, e cila pa kurrfarë nevoje është bërë objekt diskutimesh, kritikash dhe sulmesh, vetëm se në letrën e tij kryeministri në detyrë, A. Kurti, ia ka prezantuar pikëpamjet e tij lidhur me situatën politike në Kosovë si dhe planet e qeverisë së tij për periudhën e ardhshme, përfshirë edhe dialogun me Serbinë. Edhe nëse kryeministri n.d. z. Kurti, iu ka ankuar zv/presidentit amerikan, z. Pence, lidhur me sjelljet dhe qëndrimet e të dërguarit special të presidentit D. Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, z. R. Grenell, unë i jap plotësisht të drejtë z. Kurti, sepse në bazë të deklaratave dhe shkrimeve të tij, pra të z. Grenell në Tëitter dhe shtypin amerikan, është kuptuar qartë se ai ia mbanë anën Serbisë, dhe kjo është diçka shumë e qartë për secilin, që sado pak merr vesh në politikë. Mirëpo, se anim i tij i hapur ndaj palës serbe, për ne shqiptarët, qoftë ai edhe nga ana e z. Grenell, është qëndrim i papranueshëm dhe i dëmshëm për Kosovën, sepse ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në konfliktet ushtarake dhe politike midis shteteve në botë, nuk guxojnë të mbajnë anë dhe as ta favorizojnë njërën palë mbi tjetrën, ngase atëherë nuk mund të ketë dialog dhe bisedime të drejta e as të suksesshme, siç kemi raste të tilla në botë”, ka thënë Elezaj.

Gjithashtu, ai potencon se pozita dhe opozita duhet të kenë qëndrime unike dhe të koordinuara në interes të Kosovës.

“Nisur nga këto dhe fakte tjera, politikanët tanë, qoftë në opozitë apo në pushtet, duhet të kenë qëndrime unike, të balancuara dhe të koordinuara në interes të Kosovës, e jo të bëhen gazi i botës, duke dërguar secila parti emisarë të vetë në mënyrë ilegale në Uashington, duke i hutuar miqtë amerikanë me qëndrime kundërthënëse, sidomos kur është fjala për bisedimet me Serbinë. Ngase, politikën zyrtare si dhe qëndrimet shtetërore të Republikës së Kosovës në botë për çdo temë dhe çështje me interes shtetëror i ndërton, koordinon dhe prezanton vetëm qeveria përmes mekanizmave të saja ekzekutive, e jo emisarët partiak ose funksionarë të pa autorizuar dhe krye me vete, siç ka vepruar me vite Hashim Thaçi..!?”, ka deklaruar Elezaj për “Bota sot”

Maxharraj: Kurti mollë sherri ne politikën e PAN mafisë

Image
Binak Maxharraj

Ndërkaq, Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se me çfarë është ballafaquar Kurti që nga zgjedhjet e 6 tetorit deri në shkarkimin e Qeverisë të udhëhequr nga ai.

“Megjithatë Richard Grenell bëri trysni në rrëzimin e qeverisë Kurti. Pa këtë trysni LDK që do ta kishte kurajën e guximin të ndërmarr mocionin të planifikuar midis Mustafës dhe Thaçit. Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishin diçka e jashtëzakonshme që nuk ndodhi në këto 20 vjetet e pasluftës. Votuesit,populli i qiti jashtë lojës zgjedhore keqpërdoruesit e shtetit, i largoi nga pushteti ata te cilët këtë vend e vodhën,e plaçkiten gjatë gjithë kësaj kohe. Pra, partitë qe e keqpërdorën këtë vend si PDK, AAK, Nisma,etj vota e popullit i gjuajti në opozitë për të gjitha të bamët e tyre keqpërdoruese te shtetit. Pra në këto zgjedhje ndodhi mrekullia,ndodhi ndryshimi,sepse këtë ndryshim votuesit e prisnin për shumë kohë. Populli,votuesit ia dhanë besimin duke e qitë në vendin e parë LVV,parti kjo me duar të pastra dhe e pa korruptuar të cilën e nxori te parën,duke e përcjellë LDK si parti e dytë,në saje të aktivitetit të që beri Vjosa Osmani,të cilën LDK e nxori të udhëheqë fushatën, sepse askush tjetër në këtë parti nuk kishte guximin të ballafaqohet me këtë parti,pas shumë gafave të turpshme që kishte bërë Isa Mustafa duke iu leper PAN mafisë. Pritej se këto dy parti të bëjnë koalicion për të formuar qeverinë e shpresës,qeverinë e ndryshimeve për te cilën votoi populli. Çuditërisht nuk pati koalicion të shpejtë. LDK fillo të qetë ndërskamca me hijet e tij,sepse nuk ishte e sinqertë në këtë koalicion. Negociatat zgjatën gati tre muaj midis LVV të sinqertë për koalicion dhe LDK të pasinqertë dhe shantazhuese. Por, megjithatë koalicioni ndodhi më shumë sa për sy e faqe. Qeveri filloi punën. Kishte interesim të madh për punë,për ndryshime të cilat edhe filluan të ndodhin. LDK i vendosi ne qeveri ministrat e vetë disa prej të cilëve treguan performance të mirë në punë,por ajo dërgoi në qeveri edhe dy grindavec të tipit te Avdullah Hotit dhe Agim Veliut të cilët që nga dita e parë filluan të mos jenë koopërues me qeverinë, por e keqpërdoren atë me deklarata konfuze,të pasinqerta dhe jo lojale ndaj qeverisë Kurti. Ishin këtij sinjale se dalëngadalë po vije në shprehje Plani B i akorduar më parë midis Mustafës dhe Thaçit për rrëzimin e kësaj qeverie e cila veç filloi të ua qiste për fushë keqpërdorimet e tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Maxharraj ka përmendur edhe akuzat që janë për karshi Kurtit, si dhe e komenton veprimin e LDK-së, e cila e dërgoi Skënder Hysenin në SHBA.

Akuzat

“Por djalli nuk rrinë i qetë,ai lëvizë, nuk flenë,ka filluat ti frikësohet kësaj qeverie se do të kërkoj llogari dhe përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit. Kalvari i partive të kriminalizuar së bashku me LDK filloi për rrëzimin e qeverisë Kurti. Filluan të gjuhën shigjeta helmuese në drejtim të qeverisë Kurti. U mblodhën të gjithë se bashku si shtrigat e këqija. Nismën për rrëzimin e qeverisë ia lanë partnerit të qeverisë (E sa turpshëm)LDK së Isa Mustafës i cila edhe e nisi mocionin për rrëzimin e qeverisë në ditën e 51 të qëndrimit të saj. E akuzuan Albin Kurtin me lloj-lloj akuzash të pabaza, deri të ajo se është një antiamerikan se po donë me na prishë me Amerikën, e çka mos tjetër, bile shkuan aq larg sa që LDK qojë edhe emisar special për këtë punë për tu takuar me Ambasadorin Grinell. Një zot e dine së për çka kanë biseduar, sepse tipit të Skënder Hysenit një i dështuar në LDK dhe se mori verdiktin e votuesve për deputet. Por megjithatë dyshohet, dhe kjo është me se e sigurt së Grinell bëri trysni indirekte që qeveria të bije,çka edhe ndodhi me 15 mars 2020. Kjo është një storie, një histori e dhembeshe të nxirret një qeveri e shpresës,një qeveri të cilën e votoi populli, në mënyrë kaq të dhunshme të rrëzohet. Fajin kryesor e ka vetë partneri jo i sinqertë LDK me Isa Mustafën në krye sipas planit të më hershëm me Hashim Thaçin i cili assesi të duroi Albin Kurtin në jetën politike”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Sa i përket letrës së dërguar Pence, profesori shprehet se nuk qëndrojnë akuzat e opozitës për ambasadorin Grenell, pasi që kryeministri e informon për aktivitetet politike në Kosovë dhe luftën karshi pandemisë.

Letra e Kurtit

“Por këto ditë Albin Kurti tani kryeministër në detyrë i ka dërguar një letër z/presidentit amerikan të shtetit Mike Pence. Pas kësaj letre të zakonshme midis dy shteteve. Kurti u akuzua nga opozita gjoja se ai ishte ankuar tek Pence për ambasadorin Richard Grenell çfarë në asnjë rrethanë nuk qëndron një konstatim i tillë. Por Kurti në mënyrë më te sinqertë e informon Z/presidentin për aktivitetet politike në Kosovë dhe luftën karshi pandemisë. Këtë e beri për të ia dhanë një imazh real dhe të sinqertë z/presidentit Pence për zhvillimet në Kosovë pa e akuzuar askënd, për shkak së mund te këtë imazh të deformuar për qëndrimet e kësaj qeverie. Për shkak se ka imazh ndonjëherë të deformuar të qëndrimeve tona dhe neve si qeveri unë e kam sqaruar pozicionin tonë. Ai ka thënë se nuk i është ankuar askujt duke shtuar se ka shumë akterë që keq informojnë për figurën e tij, si kryeministër në detyrë dhe politikan, dhe qeverinë që drejtohet nga ai. Me tutje, Kurti sqaron edhe këtë: Unë nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Richard Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mia mbi këtë dialog se si duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Në veçanti po e theksoj që për shkak se ka shumë keqinformim për qeverinë tonë dhe për mua jo vetëm si kryeministër, por edhe si politikan në përgjithësi, se çfarë bëj dhe çfarë them kam shprehur qëndrimet e mia që të mos ketë keqkuptime”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Maxharraj ka treguar arsyen pse po bëhet fushatë denigruese ndaj qeverisë së Kurtit.

“Kjo është e vërteta e letër së kryeministrit Kurti dërguar z/presidentit Mike Pence. Mirëpo opozita duke e mos duruar qeverinë Kurti dhe duke u angazhuar që ajo të rrëzohet përdorë të gjithë skenarët makabër për rrëzimin e saj vetëm nga frika se do të kërkoj llogari dhe përgjegjësi. Mu për ketë arsye e krejtopozita si në kor me muzikë makabre po bënë fushat denigruese ndaj qeverisë Kurti e sidomos ndaj vetë Kurtit duke e sulmuar nga të gjitha anët,pa bazë,pa fakte,pa argument, por në mënyrë shpifëse për ta heq qafe Kurtin dhe qeverinë e tij të shprese. Më këta horra, këta korba të zij dalin edhe kundër votës së popullit, e dhunojnë atë me të vetmin qëllim që ta heqin qafe Kurtin për të ardhë përsëri në pushtet për ta luajtur lojën e tyre të krimit të organizuar,dhe për ti quar përpara disa plane mafioze të presidentit Thaçi dhe Vuçiq për shkëmbim territoresh, për atak në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës që sipas kushtetutës nuk ka të drejtë ta bëjë askush. Por si duket këtë të”drejta” e paska Hashim Thaçi i cili po sillet mbi kushtetutën me qellim që të ia futë thikën pas shpine Kosovës duke bërë pazare me armikun ton shekullor Serbinë”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat