Burjani komenton qëndrimin e BE-së për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë

Politika

Burjani komenton qëndrimin e BE-së për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë

Nga: A.SH Më: 11 maj 2020 Në ora: 21:50
Blerim Burjani

Sot gjatë ditës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë në një deklaratë të tij, se BE po hesht në raport me deklarata e Josep Borrell, për shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, thotë se, Miroslav Lajçak bëri të ditur se nuk do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lajçak është deklaruar se nuk do të ketë shkëmbime territoriale si zgjidhje e relacioneve Kosovë dhe Serbi. Ende nuk ka qëndrim të prerë në BE”, potencon Bujrani.

Ai thotë se, si SHBA ashtu edhe BE po angazhohen bashkërisht për t’i dhënë fund problemit për një normalizim të raporteve në mes shteteve.

“Edhe BE dhe SHBA po angazhohen bashkërisht për t’i dhënë fund problemit dhe normalizim i raporteve në mes shteteve, bashkëpunimi në mes SHBA dhe BE duket që ndodhë për përmbyllje të këtyre bisedimeve. Një zgjidhje duhet të ndodhë dhe atë sa më parë, edhe ashtu është humb kohë e konsiderushme pa zgjidhje përfundimtare”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat