Çfarë loje është duke u “luajtur” nga përfaqësuesit e BE-së, a po fshihet diçka prapa deklaratave të tyre? Flet analisti - jep detaje të reja

Politika

Çfarë loje është duke u “luajtur” nga përfaqësuesit e BE-së, a po fshihet diçka prapa deklaratave të tyre? Flet analisti - jep detaje të reja

M.H Nga M.H Më 11 maj 2020 Në ora: 21:51
Borell dhe Lajçak

Ditë më parë është komentuar shumë deklarata e shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell që BE e mbështet korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse të dyja palët pajtohen për të arritur marrëveshje për një gjë të tillë.

Mirëpo ndryshe po mendon përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, I cili u shpreh që nuk ka në agjendë shkëmbim të territorëve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në agjendë dhe as nuk duhet të jetë në agjendë”, theksoi Lajçak.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Sulejman Mehazi, u shpreh që duhet bërë pyetje BE-së se pse janë zgjedhur përfaqësues të dialogut dy persona të cilët vin nga shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Më tej, Mehazi shprehët që kjo mund të jetë edhe lojë evropiane dhe duke i cekur nëse zotëri Borelli pajtohet për shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë ai së pari le të pajtohet për ndarjen e Katalonisë nga Spanja.

“Së parì duhet bërë pyetje BE-së, se, pse të dy përfaqesuesit për dialog me Serbinë janë zgjedhur nga dy shtetet evropiane që se kanë njohur Kosovën, siç është Borrelli spanjoll dhe Lajçaku sllovak?, mos ndoshta kjo është ndonjë lojë evropiane në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë. Me emrimin e Lajçakut si përfaqesues sllovak në fillim kemi pasur dyshime të mëdha, po siç shihet diplomati sllovak doli shumë më i matur me deklaratat e tij ndaj Kosovës sesa ai spanjoll, Borell, i cili është për shkëmbime territoresh në mës Kosovës e Serbisë”.

Image
Sulejman Mehazi

“Nëse zotëri Borelli pajtohet për shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë ai së pari le të pajtohet për ndarjen e Katalonisë nga Spanja. Pyesim përfaqësuesin spanjol Borell se a pajtohet për shkëputjen e Katalonisë nga Spanja?, po, nëse Borelli do pajtohej të shkëputej Katalonia nga Spanja, atëherë edhe Kosova do pajtohej për shkëmbime territoresh me Serbinë. Borrelli para se të bisedonte për ndarjen e Kosovës, ai le ta ndajë Spanjën nga Katalonia, ose le të behet më i matur me deklaratat e tij kundër tërrësisë territoriale të Kosovës”, pwrfundoi Mehazi pwr “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat