“LDK-ja ka dalë nga populli, kushdo që ka tentuar të abuzoj me të, ka dështuar”

Politika

“LDK-ja ka dalë nga populli, kushdo që ka tentuar të abuzoj me të, ka dështuar”

H.Orana Nga H.Orana Më 12 maj 2020 Në ora: 09:38
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se gjithmonë janë dy lloje të partive politike, ato që i kërkon koha sipas zhvillimeve të shoqërisë dhe ato që i krijon vetë populli, për të ndryshuar situatën.

“Partitë politikë janë dy llojesh, ato që i kërkon koha brenda zhvillimeve të caktuara të shoqërisë njerëzore dhe që i krijon populli, për ta ndryshuar realitetin e caktuar historik! Ndërsa lloji i dytë janë partitë që krijohen nga njerëz dhe grupe të caktuara për motive egoiste, që pretendojnë marrjen e pushtetit, si mundësi e mirë e fuqizimit dhe realizimit të qëlimeve të tyre! Këto janë dy profilet e gjithmonshme kryesore partiake, të cilat epokalisht kalkulojnë dhe qeverisin me shoqërinë njerëzore”, thekson Zogaj.

AI duke folur për LDK-në thotë se është parti e dalë nga populli dhe kushdo që ka tentuar të abuzoj me të ka dështuar.

“Në këtë plan dihet se LDK ka dalur nga populli, si lëvizje, në kohën e krizës më të thellë kur është rrezikuar ekzistenca e shqiptarëve të Kosovës! Dhe dihet se LDK-ja e ka pranu dhe e ka realizu misionin e saj, prandaj është parti epokale, është identitet kombëtar, prandaj të gjithë ata që kanë tentuar të abuzojnë me të, kanë dështuar”, thekson analisti Skender Zogaj./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat