“Kosova është menaxhuar mirë në situatën me koronavirus”

Politika

“Kosova është menaxhuar mirë në situatën me koronavirus”

Nga: D.B. Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:02
Foto Ilustrim

Se si do menaxhohet situata pas kornavirusit në aspektin ekonomik dhe se ku gjendet tani shtet i Kosovës, eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë se pa përjashtuar ndonjë lëshim në përgjithësi Kosova është menaxhuar mirë duke marr parasysh edhe mekanizmat relevante që ka Republika e Kosovës.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se sa do menaxhohet situata postkoronavirus parimisht dy qeveritë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kanë probleme serioze politike.

Image
Mustafë Kadriaj

“E them këtë pasi në Kosovë kemi qeveri në detyrë që nuk ka mandat të plot qeverisës që nuk mund të përfiton ndonjë kredi apo ndonjë përkrahje nga institucionet ndërkombëtare po ashtu edhe në Shqipëri kemi një qeveri pa opozitë që për Bashkësinë Ndërkombëtare krijon pasiguri për bashkëpunim serioz, ku si rezultat do e vështirëson menaxhimin e situatës në nivel shëndetësor, ekonomik dhe ekologjik”, ka thënë Kadriaj.

Kurse sa i përket asaj se a ka rrezik që Kosova të rrëshqet nga demokracia në autoritarizëm dhe si do ketë ndikim në ekonomi nëse ndodhin këto ndryshime në ideologji politike, Kadriaj ka pohuar se në vitet e fundit ka një rritje të autoritarizmit në botë, pa u kursyer edhe bota perëndimore, e në këtë rast edhe Kosova.

“Edhe pse bota perëndimore ka një demokraci stabile por kemi sjellje autoritare tek liderët vendimmarrës si tek z. Tramp, Makron dhe zonja Merkel e mund të nënkuptohet shtetet si Rusi, Kinë, Lindja e Mesme shtetet amerikano latinë, Afrikë duke mos përjashtuar edhe shtetet ballkanike, në këtë rast Kosovën dhe Shqipërinë. Kemi deklarata popullsitë dhe degradim të votuesit dhe nivelit qytetar ku duke humbur arsyen dhe vetëdijen qytetare por duke i shikuar liderët si shpëtimtar dhe pse erdhi deri tek kjo gjendje vlerësojë që liderët botëror por edhe tek ne nuk mundet ti përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe tani kanë zgjedhur këtë platformë për të qëndruar në pushtet”, është shprehur eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat