Del në pah skenari i Borell-it për Kosovën dhe Serbinë, ja çfarë mund të ndodhë

Politika

Del në pah skenari i Borell-it për Kosovën dhe Serbinë, ja çfarë mund të ndodhë

M.H Nga M.H Më 12 maj 2020 Në ora: 19:16
Josep Borell

Ditë më parë është komentuar shumë deklarata e shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell që BE e mbështet korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse të dyja palët pajtohen për të arritur marrëveshje për një gjë të tillë.

Mirëpo ndryshe po mendon përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili u shpreh që nuk ka në agjendë shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në agjendë dhe as nuk duhet të jetë në agjendë”, theksoi Lajçak.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Faton Mehmeti, u shpreh që edhe në BE ka ndasi për shkëmbim të territoreve. “Borell është në linjë të Rusisë dhe Serbisë, andaj po synon që të fus këtë opsion si të pranueshëm për BE, mirëpo që sipas analistit ai duhet të jetë me një zë jo të dëmtoj besimin”, ka thënë ai për “Bota sot”.

“Faktikisht edhe brenda BE ka ndasi rreth temës së shkëmbimit ose jo të territoreve. Brenda BE zhvillohet një betejë mes atyre që nuk duan dominimin rus në Ballkan dhe atyre që e dëshirojnë një gjë të tillë. Borell është në linjë të Rusisë dhe Serbisë, andaj po synon që të fus këtë opsion si të pranueshme për BE. Për qëndrueshmërinë e saj BE duhet të jetë unike, të flas me një zë, ndryshe deklaratat kontroverse brenda saj vetëm sa dëmton besimin tek ajo, dhe njëkohësisht ngreh pikëpyetje të shumta se mos BE-së po i lëkunden themelet", u shpreh Mehmeti.

Mehmeti shprehët që Rusia po synon të tërheq Serbinë nga anëtarësimi në BE dhe se tash ajo është në një moment historik, të qëndroj e fortë ose të shndërrohet në favor të politikave të implementimit të tezave sllave.

Image
Faton Mehmeti

"Rusia duke synuar të tërheq Serbinë nga anëtarësimi në BE synon të dënoj vet BE duke shtrirë ndikimin e saj, diçka që është ëndërr e vjetër e saj.BE ndodhët në moment historik për të qëndruar në këmbë të saj si e fortë, apo të shndërrohet në një mekanizëm në favor të politikave të implementimit të tezave sllave”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat