Si zhvillohej lufta në Koshare me 9 dhe 10 prill, rrëfimi i ushtarit që i gjuajti me top forcat serbe

Politika

Si zhvillohej lufta në Koshare me 9 dhe 10 prill, rrëfimi i ushtarit që i gjuajti me top forcat serbe

Nga: N.Sh Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:51
Forcat serbe në Koshare

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Pajaziti, në rrëfimin e tretë për gazetën “Bota sot” tregon se si iu kanë vrarë shokët e tij të luftës.

Në këtë vazhdim Pajaziti tregon edhe momentin e vrasjes së dëshmorit Fadil Malokut “Mortajës”.

“Më 9 Prill ’99, pas orës 02:00 të mëngjesit nga QSU Papaj jemi nisur në drejtim të Padeshit me gjitha pajisjet luftarake. Me të arritur aty, kemi vazhduar rrugën në drejtim të kufirit shqiptaro shqiptar pasi kemi kaluar bazën operative komanduese në Padesh kemi arritur te Përroi ku ditë më parë dhe në atë pjesë kishim deponuar predhat, aty ndahemi në dy drejtime, unë me bashkëluftëtaret e mi me Milaim Mazreku, Isuf Krasniqi, Hamit Mehmeti dhe Florim Shehu kemi vazhduar në krahun e majtë, jemi ngjitur një shpati dhe kemi arritur në një lartësi të lartë buzë kufirit. Kurse, rreth orës 4 të mëngjesit i kemi dëgjuar disa detonime në drejtimin e 7 Korrikut, mirëpo nuk ishim në njohuri se çka po ndodhë atje. Pasi kemi arritur në një lartësi ku i tërë terreni ishte i mbuluar me borë, aty ishin duke pritur Komandant Sali Çekaj dhe Agim Ramadani e në mesin e tyre ishte edhe Komandanti i Njësisë “Cobra”, Naser Vllasi. Aty e njoftova edhe bashkëluftëtarin Arif Malokun”, rrëfen ushtari.

Luftëtari tregon se, ishte një mot i lig i përcjell me mjegull, reshje skllote dhe dëbore.

“Përderisa komandantët merreshin me ushtarët e tyre përnjëherë me drejtohet Komandant Saliu duke më kërkuar që ta vendosi topin në drejtim të një objekti shtëpie. Pasi që ishte mjegull dhe asgjë unë nuk shihja u befasova pse më kërkoj që ta drejtoj topin në atë drejtim, mirëpo Saliu më vërejti që u hutova më tha prit derisa të largohet mjegulla, momentin që largohet mjegulla do ta vëresh një objekt si shtëpi dhe menjëherë do ta fokusosh objektivin aty dhe pret komandën time”.

“Momentin që u dëgjuan breshëritë e zjarrit në krahun e djathtë kah vrojtorja, Komandant Saliu më ka urdhëruar që të veproj me top 75 mm në objektin ushtarak të Koshares. Tashmë u kuptua që dita e shumëpritur e heqjes së kufirit artificial dhe dëbimit të forcave okupatore serbe nga Kazerma e Koshares veç sa filloi ku zhvilloheshin luftime të ashpra në drejtimin e Kazermës dhe kah krahu i djathtë, po të njëjtën kohë derisa kishim goditur ne me projektilet e para në Kazermë dhe nëpër pozicionet përreth kazermës, po ashtu janë qëlluar pozicionet serbe në Rrasë të Koshares ku me ta ishte shenjëtar Besnik Jasiqi “KIKA” që me precizitet kanë detyruar forcat serbe që ti lëshojnë pozitat në Rrasë të Koshares”, tregon ai.

Bashkëluftëtari i “Mortajës”, thekson se, pothuajse çdo pjesë e pozitave ku UÇK-ja ishte granatohej nga forcat serbe, mirëpo sipas tij, nuk luante rol sepse e ndryshonin pozicionin kohë pas kohe.

“Pasdite te pozicioni ku ishim ne ka arritur Milaim Mazreku dhe Arben Sejdiu me urdhër të Naser Vllasit, për ta marr një top 75 mm me dy predha e më pas i kemi dërguar dhe 8 predha të tjera. Gjatë kësaj dite nuk ka pasur të plagosur e as të vrarë nga ushtarët tanë, përkundrazi ne me efikasitet të lartë kemi vepruar mbi forcat e gjalla të fortifikuara përreth objektit ushtarak të Koshares, që i kemi shkaktuar humbje ushtrisë serbe”.

“Duhet përmendur se në Saliun vërehej një disponim i veçantë për luftën që e bënim ne. Ai gjithë ishte pranë nesh në vijën e parë, thënë shkurt në ballë të luftimeve. Ai thoshte se plani luftarak i përgatitur nga struktura komanduese po zhvillohej mirë, edhe pse ne në numër ishim pak. Gjatë natës së 9 dhe 10 Prillit nga Saliu është kërkua që të vazhdojmë të qëndrojmë në pozicione pran topit. Të nesërmen me 10 prill së bashku me bashkëluftëtarët tjerë dhe Komandant Saliun kemi vazhduar në drejtim të Rrasës së Koshares dhe kemi takuar Antonin, së bashku me të ishte dhe Komandant Agim Ramadani. Aty kemi vendosur topin në drejtim të Batushës që ti pengonim forcat e motorizuara serbe që mos të lëvizin në drejtim të Koshares. Derisa ishte Agimi pranë nesh, në Shkozën e Mulliqit vëreheshin forca të shumta të këmbësorisë serbe në lëvizje, andaj Agimi na ka urdhëruar që ti godasim me disa projektile nga Topi 75 mm në Si zhvillohej lufta në Koshare me 9 dhe 10 prill, rrëfen luftëtari i cili gjuajti me top forcat serbe.

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kombit Fadil Maloku “Mortaja”, Jeton Pajaziti, në rrëfimin e tretë për gazetën “Bota sot” tregon se si iu kanë vrarë shokët e tij të luftës.

Në këtë vazhdim Pajaziti tregon edhe momentin e vrasjes së dëshmorit Fadil Malokut “Mortajës”.

“Më 9 Prill ’99, pas orës 02:00 të mëngjesit nga QS Papaj jemi nisur në drejtim të Padeshit me gjitha pajisjet luftarake. Me të arritur aty, kemi vazhduar rrugën në drejtim të kufirit shqiptaro shqiptar pasi kemi kaluar bazën operative komanduese në Padesh kemi arritur te Përroi ku ditë më parë dhe në atë pjesë kishim deponuar predhat, aty ndahemi në dy drejtime, unë me bashkëluftëtaret e gjalla serbe”, tregon ai. Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat