“Aventurat e diktatorëve korruptues në kurriz të Kosovës, duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”

Politika

“Aventurat e diktatorëve korruptues në kurriz të Kosovës, duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”

Nga: D.B. Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

Shumica do të pajtohen se populli i Kosovës po sundohet, por kjo nuk është tjetër gjë veç se një diktaturë, e cila mbahet fortë për propagandë, ku të dyja bashkë veprojnë së bashku dhe kjo e fundit e mbanë gjallë diktaturën.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi,i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot”,  ka thënë se diktatoret i uzurpojnë institucionet, dhe natyrisht këtu nuk ka as ndarje të pushteteve.

Image
Skender Mulliqi

“Ne jemi proklamuar për sistemin kapitalist modern, e në fakt nuk jemi liruar krejt nga e kaluara komuniste . Që shumë kohë e kemi ketë bashkë dyzim të strukturave në krye të shtetit. Ky mutacion sikur mutacioni i viruseve që janë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut, edhe këta janë bërë të dëmshëm për shtetin e Kosovës. Sa largohen apo dobësohen pak, prap behën bashkë për të mbrojtur sistemin autokratik korruptiv që e kanë instaluar. Shërbimet e tyre më propagandë , sigurisht se bien ndesh edhe më ligjet dhe kushtetutën e vendit. Valët e kësaj propagande janë në shërbim të forcimit të regjimit të tyre. Jemi bërë kështu shembulli i një shteti që nuk po ndërtohet mirë në rajon . Diktatorët nuk i preferojnë shembujt e mirë, pasi ata si preferencë e kanë rrugën njëkaheshe, për ta rrugë tjetër nuk ekziston. Këta dëshirojnë sa më shumë ta lëndojnë inteligjencën, që mos ta marrë guximin e kundërshtimit. Ata po veprojnë edhe kundër shumicës duke i ndrydhë në tru të shendosh. Madje mirë kamuflohen gjoja në mbrojtje të vlerave dhe të shtetit”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

 

Ai ka thënë se rroli i tyre në shoqëri po shihet pas këtyre shumë viteve që ishin në pushtet.

“ E them këtë pasi shumë prej tyre u pasuruan për vete, kurse i varfëruan shumicën. Madje të tillët i sollën njerëzit edhe në gjendje të vështirë psikologjike, më shumë së karantina e pandemisë. Një grup politikanësh për interesa personale , po ja diktojnë vullnetin shumicës dhe kanë mbyllur popullin sikur zogjtë në kafaz.Këto grupacione politike më mendësi të së kaluarës , më veprimet e veta janë duke e pru në pyetje edhe shtetësinë e Kosovës. Mirosllav Lajqak e mohon tezën e shkëmbimeve territoriale më Serbinë , të lancuar së fundi nga Borel, dhe me parë nga Vuçiq, dhe nga krerët e të dy shteteve shqiptare , të cilët punuan aq më zell, që Kosovës ti ndahen, me ndonjë kompensim shumë modest ose hiq , pjesët më të pasura dhe më vitale të saj. Këto aventura në kurriz të Kosovës duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat