100 ditët e Qeverisë Kurti, analisti komenton punën e kryeministrit dhe ministrave

Politika

100 ditët e Qeverisë Kurti, analisti komenton punën e kryeministrit dhe ministrave

Nga: A.SH Më: 13 maj 2020 Në ora: 17:01
Albin Kurti

Albin Kurti, tash kryeministër në detyrë, ka arritur 100 ditëshin e Qeverisë.

50 ditë cilësohen me mandatë të plotë, kurse 50 te tjerat si kryeministër i shkakruar nga mocioni i votuar në parlament.

Në lidhje me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se, këto 100 ditë qeverisje nuk mund të themi se kanë qenë të suskeseshme, por as nuk mund te themi edhe se ka qenë dështim.

“Qeveria Kurti ka vetëm 50 ditë me kompetenca të plota dhe 50 të tjera me gjysmake, kështu që nuk është e lehtë për të bërë bilancin e 100 ditëshit si të plotë. Ndarja në dy periudha të qeverisë Kurti para dhe pas mocionit në përgjithësi karakterizohet me largime të atyre që janë pjesë e kapjes së shteti, ruajtes së parasë publike dhe raportet të tensionuara me administratën Trump, konkretisht diplomatin Grenell.

Ai thotë se edhe pandemia ishte një faktor i rëndësishëm që ka pamudësuar që kjo qeveri të tregoj më të mirën

“Pandemia ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka pamudësuar që kjo qeveri të tregoj më të mirën, pasi ka paralaizuar jetën dhe ka bërë devijimi të planeve të qeverisë për të ndërhyrë në disa sektore. Pra, është e vështirë të themi se kjo qeveri ka qenë shumë e suskeseshme për shkak të atyre që u thanë më lart, por nuk mund të themi edhe se ka qenë dështim. Në përgjithësi ka patur përpjeke për të ndryshuar kursin qeverisës, por pandemia dhe mocioni ka penguar që të arrihen këto objektiva në mënyrën më të mirë të saj”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat