Këshilltari i Albin Kurtit godet ashpër partitë rivale, tregon pse qeveria u tregua e suksesshme

Politika

Këshilltari i Albin Kurtit godet ashpër partitë rivale, tregon pse qeveria u tregua e suksesshme

Nga: A. J Më: 13 maj 2020 Në ora: 21:42
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme ku u diskutua për punën e qeverisë në 100 ditshin e saj, ka thënë se është i kënaqur me punën e ministrave, teksa, ka kritikuar Lidhjen Demokratike duke thënë se e njëjta bën pjesë në regjimin e vjetër që po tenton rrëzimin e tij në bashkëpunim me presidentin. Ani pse partitë opozitare kanë kritikuar 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, dihet se kjo qeveri ka treguar sukseset e saj në shumë fusha.

Driton Tali, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se veprat e shumta flasim qartë për punën e mirë të Qeverisë ne krye me Albin Kurtin.

“Po veprat e shumta flasin për punën e mirë të Qeverisë Kurti.  Ashtu siç i numroi kryeministri sot. Për këtë afat  të vështirë qoftë politikë qoftë shëndetësor e social Qeveria Kurti me një menaxhim transparent e nikoqir Buxhetit ja kurseu qindra miliona euro. Paramendoni se si do të udhëheqtë kjo qeveri në kushte normale” ka thënë këshilltari i Kurtit.

Image
Driton Tali

Sipas tij, kritikat e partive opozitare janë thjesht të partive rivale dhe se për të janë diçka të zakonshme.

“Gjersa, sa i përket  kritikave të partive rivale unë atë e marri si diçka të zakonshme. Ato tentojnë ta bëjnë punë e tyre por siç dihet ne e kemi ende të freskët mënyrën se si udhëhoqën ato. Skandalet e njëpasnjëshme që i përcollën qofshin të natyrave ekonomike e financiare apo politike e shoqërore. Plus ato parti nuk i patën problemet e Covid 19, siç e pati fatin Qeveria  Kurti” ka thënë Driton Tali, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat