Mehmeti: Populli nuk do të harrojë se kush bëri dhe çfarë bëri në kohën e pandemisë

Politika

Mehmeti: Populli nuk do të harrojë se kush bëri dhe çfarë bëri në kohën e pandemisë

Nga: A.M. Më: 13 maj 2020 Në ora: 22:10
Protesta

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim  për “Bota sot”, ka komentuar organizmin e protestës e cila pritet të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Në këtë situatë nuk është nevoja për të bërë politike, por mos të harrojmë këtë e filluan ata që në kohë pandemi rrëzuan qeverinë. Tani janë anëtarë të partisë në qeveri përkatësisht të VV që paralajmërojnë protesta, edhe pse një gjë e tillë nuk është normale në këtë situatë anormale që po kalojmë. Duhet kuptuar se mbi të gjitha duhet të jetë shëndeti i qytetarëve. Por të rikthehem edhe një herë në gjenezë të problemi ku filloi me rrëzimin e qeverisë, e tani me protesta e gjitha kjo është në disfavor të qytetareve derisa faji mbetet jetim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka thënë se populli s’do të harrojë se kush bëri dhe çfarë bëri në kohën e pandemisë, ata do e marrin dënimin në zgjedhjet e radhës.

“Fajtor për këtë është politika e cila për synimet e saja po rrezikon jetën e qytetarëve, të cilët janë të ngujuar për shkak të pandemisë. Faktikisht nuk duhet të këtë protesta në këtë kohë, dhe as rrëzim të qeverisë, pasi mbi të gjitha momentalisht është lufta për jetë. Populli s’do të harrojë se kush bëri dhe çfarë bëri në kohën e pandemisë, ata do e marrin dënimin në zgjedhjet e radhës”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat