Mefail Bajqinovci: Qeveria e Kurtit ishte kundërshtarja e parë për grupet e korrupsionit - përmend emrat që po i frikësohen suksesit të LVV-së

Politika

Mefail Bajqinovci: Qeveria e Kurtit ishte kundërshtarja e parë për grupet e korrupsionit - përmend emrat që po i frikësohen suksesit të LVV-së

M.H Nga M.H Më 14 maj 2020 Në ora: 08:24
Mefail Bajqinovci

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja e Qeverisë në detyrë ku ministrat do t’i raportojnë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit mbi 100 ditshin e punës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është për keqardhje dhe turp trajtimi që i është bërë qeverisë që udhëheq nga presidenti, Hashim Thaçi, si dhe siç i cilësoi regjimi i vjetër, partitë e tjera politike dhe se qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja.

Në lidhje me punën që qeveria Kurti ka kryer për periudhën 100 ditëshë për “Bota sot”, është prononcuar deputeti nga radhët e LVV, i cili shpreh që qeveria Kurti ka shpëtuar vendin dhe se është e qeveria e parë e cila kundërshtoi grupet e korrupsionit.

“Periudha 100 ditëshe e Qeverisë Kurti, është periudhë e pa ngjarë në historinë politike të Kosovës. Vendi ka pasur për herë të parë qeverisje normale e në tërësi në shërbim të shtetit e të qytetarëve. Në 100 ditë qeverisje, vlera e parave që ja kemi shpëtuar vendit nuk është me dhjetëra por me qindra miliona euro nëse i shikoni me kujdes vendimet e Qeverisë. Me një fjalë, Qeveria për herë të parë ishte kundërshtarja e grupëve të korrupsionit që e kanë vjedhë buxhetin e shtetit”.

Më tej, Bajqinovci thote që menaxhimi i pandemisë ishte një tjetër sukses historik i qeverisë Kurti dhe se pavarësisht krimit politik e mediatik që Thaçi, PAN-I edhe më vonë LDK-ja, Kurti vazhdoi të u shërbej qytetarëve duke luftuar korrupsionin, nepotizimin.

“Ky përcaktim, kjo qasje, paralajmerimi i thellimit të goditjes së korrupsionit çoi edhe dezertimin e LDK'se drejt korrupsionit. Menaxhimi i pandemise është një storie e një përkushtimi e suksesi historik të Qeverisë Kurti. Qeveria u luftua me çdo mjet, përfshirë këtu edhe me institucione publike të kapura, por edhe me mjetet e krimit politik e mediatik qe Thaçi, PAN'i e me vonë edhe udhëheqja e ngushtë e LDK' u bashkuan për të shpifur sulmuar e organizuar intriga të ulëta kundër Qeverise. E gjitha kjo, nga frika e suksesit të jashtëzakonshëm që Qeveria kishte filluar ta arrinte në fushat jetike. Pra, brenda këtyre 100 ditëve qytetarëve ju shërbyem duke e luftuar korrupsionin, nepotizmin, filluam me procesin e vetingut dhe pasurisë së pajustifikuar si dhe mbrojtëm shtetësinë me veprime konkrete”, përfundoi Bajqinovci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat