Lejohet apo jo mendimi ndryshe në LDK!?

Politika

Lejohet apo jo mendimi ndryshe në LDK!?

Nga: D.B. Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:33
LDK

Se sa lejohet mendimi ndryshe brenda LDK-së, kjo më së miri kuptohet me anë të sulmeve të njëpasnjëshme e të vazhdueshme të funksionarëve të LDK-së ndaj bashkë partiakes së tyre Vjosa Osmanit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se, të kota janë arsyetimet e kësaj partie se lejohet mendimi ndryshe, sepse sikur të ishte respektuar mendimi ndryshe, atëherë këta zotërinj të LDK-së, nuk do të duhej të kritikonin.

Image
Sulejman Mehazi

“E them këtë pasi të tillët jo vetëm se e kritikojnë e sulmojnë, por edhe duan ta largojnë e shkarkojnë nga LDK-ja Vjosa Osmani, vetëm për shkak se ajo mendon ndryshe prej Isa Mustafës, Hazirit e Veliut. Këto sulme ndaj Osmanìt janë të qëllimshme e të dirigjuara mirë nga klanet e vjetruara të LDK-së që Vjosa Osmanin e shohin si konkurruese e fuqishme për të bërë ndryshime radikale në LDK duke prurë frymën e re politike e njëkohësisht për të ndërruar këtë elitë të stërvjetruar politike. Sulmet e kritikat e vazhdueshme bëhen ndaj Osmanit për të ruajtur pleqtë e LDK-së pozitat e larta partiake, meqë ata e dinë se vetëm Vjosa Osmani ,është kundërshtare e denjë për t'i eliminuar ata, dhe për shkak frikës së humbjes së pozitave partiake sulmohet Vjosa Osmani”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat