"Denoncimi i Vjosa Osmanit për LDK-në, duhet të jetë alarm për të gjitha partitë tjera politike"

Politika

"Denoncimi i Vjosa Osmanit për LDK-në, duhet të jetë alarm për të gjitha partitë tjera politike"

Nga: H.O. Më: 14 maj 2020 Në ora: 18:44
Vjosa Osmani

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ thotë se denoncimet e Vjosa Osmanit karshi partisë së saj, duhet të jetë alarm për të gjitha partitë tjera politike.

“Denoncimi i Vjosë Osmanit, për udhëheqjen e partisë së saj, LDK-së, se "vazhdon të drejtohet nga njerëz që nuk janë provuar me votën e fshehtë demokratike të anëtarësisë, pra, ju mungon legjitimiteti, duhet të jetë alarm për të gjitha subjektet politike në Kosovë. Kjo paligjshmëri bartët nga drejtimi i partisë, në katapultimin në udhëheqjen pushtetare dhe shtetërore. Dhe, kjo është shumë shqetësuese, sepse të kontrabanduarit, nuk e kanë parësore ndjesinë përkushtuese atdhetare për Kosovën, por, akomodimin dhe përfitimin personal e gruporë”, thekson Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se ‘shprehja popullore "këmbët e lehta, faqja e bardhë", është dëshmuar se nuk funksionon në politikë’.

“Distancimi i Reformatorëve, në Vetëvendosje, siç është rasti i grupit të deputetëve, tashmë, të PSD-së, nga protagonizmi i Albin Kurtit, frenimi i "kultit të individit", i shfaqur në shekullin e kaluar, nga Stalini, Hitleri, Enveri, dhe llumhania tjetër komuniste, duhet luftuar, duke qenë brenda partisë. Dhe, në kushtet e sotme, të demokracisë së përbotshme, me përjashtime minore, përballja me klanorët uzurpatorë, brenda partisë, ndryshon, madje, rrënjësisht, nga nazizmi dhe komunizmi. Ngulmimi për debatin e lirë, konkurrencën e ndershme, të mirëfilltë dhe vota e fshehtë demokratike, janë tri parimet bazë dhe zgjidhja reale dhe ideale për demokracinë partiake dhe pushtetare”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat