Serbia vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve, reagon Kadriu: Kjo të shërbej si shtysë për Qeverinë e Kosovës

Politika

Serbia vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve, reagon Kadriu: Kjo të shërbej si shtysë për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:38
Kushtrim Kadriu

Kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar sot se Qeveria e Serbisë ka zvogëluar për 20 % buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Lidhur me këtë çështje, Kushtrim Kadriu, në një prononcim për “Bota sot”, nuk është befasuar nga zvogëlimi i buxhetit, pasi që ka qenë një veprim i pritshëm nga Qeveria e Serbisë.

“Zvogëlimi i buxhetit për komunat shqiptare në Kosovën Lindore nga ana e Serbisë është një veprim i pritshëm, ngase dihet qëmoti se këto komuna janë më të varfërat në tërë Evropën. Kjo më nuk paraqet ndonjë befasi, por ajo që më habit janë qëndrimet dhe rivalitetet e liderëve të Kosovës Lindore në mes vete”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se ky veprim i qeverisë së Serbisë duhet të shërbej si shtysë për Qeverinë e Kosovës që të ndaj më shumë mjete për këto komuna.

“Qeveria e Serbisë nuk zgjedh mjet e as formë për ti diskriminuar shqiptarët në Kosovën Lindore dhe kjo duhet të shërbejë si shtysë për qeverinë e Kosovës që të ndajë më shumë mjete për atë pjesë dhe atë ta bëjë në mënyrë të përhershme dhe të parashikuar për çdo vit në buxhetin e Kosovës”, ka  potencuar Kadriu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat