Mehazi:Gjykata Kushtetuese edhe pas 29 majit nuk do ketë vetësinë e saj

Politika

Mehazi:Gjykata Kushtetuese edhe pas 29 majit nuk do ketë vetësinë e saj

Nga: D.B. Më: 15 maj 2020 Në ora: 16:53
Gjykata Kushtetuese

Duke e marr parasysh se 29 maji po afrohet, mbetet të shihet nëse pas kësaj date do vepronte Gjykata Kushtetuese e Kosovës apo do shkonte sipas dëshirave e qejfeve të Thaçit, Isës e Haradinajt.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot”, ka thënë se treshja e famshme gjatë qeverisjes së tyre 20 vjeçare, nuk ishin në gjendje madje edhe një vizë të thjeshtë t'ia siguronin qytetarit të Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, ndoshta Kushtetuesja do vendoste për atë më realen e më të logjikshmen si e do Albin Kurti e shumica e popullatës së Kosovës për Zgjedhje të Jashtëzakonshme Parlamentare.

“Gjykata Kushtetuese pas 29 majit nuk do jetë e pavarur, se do përzihen edhe shumë faktor tjerë si ato politike vendore, po ashtu mund të ndikojnë e faktorët e huaj diplomatik në krye me BE-në e SHBA-në. Kështu që edhe pas 29 majit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk do jetë e pavarur për ta pasur më vetësinë e forcës vendosë për zgjedhje parlamentare, apo për Qeverinë e re të Avdullah Hotit.”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat