Zgjedhje apo qeveri të re, juristi flet për mundësitë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese - Bota Sot
Zgjedhje apo qeveri të re, juristi flet për mundësitë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Politika

Zgjedhje apo qeveri të re, juristi flet për mundësitë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga: G.B Më: 16 maj 2020 Në ora: 14:24
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për shkuarje në zgjedhje dhe se do të ketë Qeveri Kurti2.

Ndërsa LDK dhe partitë opozitare duan formimin e Qeverisë Hoti.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Gjykata Kushtetuese do ta japë vendimin final dhe se presidenti ka gabuar me dekretin.

Image
Blerim Burjani

"Kjo njëherë ka mbetur siç e dini edhe ju, Gjykata Kushtetuese të jep vendimin final sa i përket dekretit të presidentit. Presidenti kishte gabuar që më dekret të bëjë këtë punë, presidenti ishte dashur vetëm të informohet se ka koalicion kaq, punën do të duhej më tutje ta kryente Kuvendi i Kosovës. Po sikur të zgjidhej qeveria, prapë VV do të kishte dërguar lëndën në Gjykatë por do të ishte më ndryshe gjendja", është shprehur ai.

Ai tregon dhe vendimin që mund të nxjerrë Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë çështje, duke shtuar se ajo e ka në mandat të saj të nxjerr vendim bazuar në rrethanat aktuale ekzistuese kushtetuese.

"Unë mendoj se Gjykata do të jep këtë si vendim, po parafrazoj që secili mund të jetë verdikti kështu do të shkruhet përafërsisht, presidenti ka ndjekur rrugën kushtetuese dhe ka ftuar dy herë me radhë partinë fituese e cila ka dështuar të themelojë koalicion të ri, andaj është në të drejtën e presidentit që ka ftuar partie dhe në këtë rast presidenti është informuar se LDK, AAK dhe Nisma kanë arritur një shume të nevojshme për të themeluar qeveri. Gjykata Kushtetuese e ka në mandat të saj të nxjerr vendim bazuar në rrethanat aktuale ekzistuese kushtetuese", ka deklaruar Burjani për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat