Ky veprim i LDK-së dëmtoi Kosovën

Politika

Ky veprim i LDK-së dëmtoi Kosovën

M.H Nga M.H Më 16 maj 2020 Në ora: 18:54
LDK

Ditë më parë është mbajtur mbledhja e Qeverisë në detyrë, ku ministrat i raportuan kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit mbi 100 ditshin e punës së tyre.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është për keqardhje dhe turp trajtimi që i është bërë qeverisë nga presidenti Hashim Thaçi, i cili i cilësoi si “regjim i vjetër”, partitë e tjera politike dhe se qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjet e reja.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, u shpreh që veprimi më i dëmshëm i LDK-së ishte mocioni i mosbesimit në këtë kohë të pandemisë.

“Vlerësimet për punën 100 ditëve të qeverisë “Kurti”, ndonëse e shkarkuar, është mjaft vështirë të jenë objektive, për shumë arsye, por ndër shkaqet më kryesore është shkarkimi i saj përmes mocionit të mosbesimit pas vetëm 51 ditë qeverisjeje, gjë kjo ishte pa asnjë dyshim, goditje e rënd e vullnetit, dinamikës, e punës dhe plan-programit qeverisës, duke e kthyer gjithë angazhimin dhe përpjekjet e ndërmarra për bashkë qeverisje me LDK-në në pikën Zero. Natyrisht, se ky ishte veprimi më i dëmshëm që iu bë Kosovës në kohë pandemie nga ana e LDK-së, e cila mbase edhe vetë ishte pjesë e qeverisë, por që për interesa dhe teke personale të dikujt kjo ende nuk është sqaruar sa duhet, e cila duke iniciuar ngritjen e mocionit të mosbesimit së bashku me partitë opozitare e rrëzuan qeverinë të cilën e formojë ajo vetë bashkë me LVV-je! Prandaj, nisur nga ky fakt si dhe realiteti i krijuar pas rrëzimit të saj, pra vazhdimit të punë së saj si qeveri në detyrë, e vuri në një situatë të limituar, e cila nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme ligjore që ta kryej punën pa pengesa dhe me dinamikë të shtuar. Sepse siç dihet, qeverisë në detyrë i merren disa kompetenca dhe obligime, të cilat punën dhe angazhimin e saj e kufizojnë vetëm në kryerjen e detyrave dhe obligimeve bazike, pra për aq sa të mos bllokohet funksionimi i institucioneve të vendit, derisa në formimin e qeverisë së re”, u shpreh Elezaj.

Më tej, Elezaj, u shpreh që pavarësisht kësaj qeveria Kurti ka pasur mjaftë suksese e sidomos që gjatë kësaj situate pandemie.

Image
Rexhep Elezaj

“Pranë gjithë këtij kufizimi dhe zvogëlimit të marzhës së fushë veprimtarisë së qeverisë “Kurti”, unë mendoj se 100 ditshi i saj në punë dhe detyrë, ka qenë mjaft i suksesshëm, sidomos në disa fusha të ekonomisë, siç është ndarja e sistemit energjetik nga Serbia dhe kyçja e tij me sistemin e Shqipërisë, pastaj menaxhimi i mirë e situatës financiare, duke ia ulur pagat organeve qeveritare, por jo edhe gjykatësve dhe policisë, duke i shkarkuar disa borde jofunksionale dhe të korruptuara, etj., e që pa dyshim, arritja më kryesore e qeverisë “Kurti” në detyrë është menaxhimi i mirë i gjithë situatës me pandeminë e koronavirusit, e cila vendin tonë e ka goditur para gati tre muajve, pra qysh se kur kjo qeveri e filloi punën, situatë kjo e cila nuk ka qenë fare e lehtë të menaxhohet, kur dihet se e tërë bota, por edhe vendet më të fuqishme u zunë të pa përgatitura sa duhet për këtë lloj virusi, COVID-19, i cili ua mori jetën me mijëra njerëzve në botë”, tha Elezaj.

Në fund, Elezaj, thotë që nëse krahasojm Kosovën me vendet e Evropës, në krye me qeverinë Kurti, Kosova ia doli të jetë e katëta në botë që kaloi shumë lehtë e më pak viktima.

“Andaj, duhet pranuar faktin, se krahasuar me vendet tjera të Evropës dhe botës, e falë angazhimit dhe kujdesit maksimal të Ministrisë së shëndetësisë dhe vetë ministrit z. Arban Vitia, Kosova ia doli të jetë në vendin e katërt në botë, e cila këtë pandemi po e kalon me më së pakti viktima, dhe për këtë duhet falënderuar qeverinë “Kurti”, e cila ia doli ta ruaj popullatën nga numër më i madh i vdekjeve. Kësaj situate të rënd duhet shtuar faktin, se qëkur u rrëzua kjo qeveri me 25 mars e deri më sot, puna e Kuvendit të Kosovës është bllokuar në tërësi, jo vetëm për shkak të masave të pandemisë, por pikërisht për shkak të rrëzimit të qeverisë, e cila e ka pasur të pamundur që të procedojë në Kuvend ligje të reja për aprovim, dhe kjo ka bërë që puna e qeverisë të ngecë dukshëm, sidomos në fushën e drejtësisë, siç është aprovimi i ligjit për Ëettingun, ligji kundër korrupsionit dhe mafias, ai kundër pasurive të paligjshme, dhe kështu me radhë”, përfundoi Elezaj, “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat