Juristi tregon pse protestat kundër rrëzimit të Qeverisë nuk janë zgjidhje

Politika

Juristi tregon pse protestat kundër rrëzimit të Qeverisë nuk janë zgjidhje

Nga: A.SH Më: 16 maj 2020 Në ora: 21:55
Prova e protestës

Protesta po shihen si shprehje të paknaqësisë ndaj rrëzimit të qeverisë. Për këtë ditë më parë janë bërë edhe prova proteste.

Mirëpo, nga ana tjetër vendi jonë po përballet me virusin COVID-19, gjë që do të thotë, se duhet zbatuar rregullat nga Instituti Pulbik i Shëndetit.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, VV ka themeluar dy degë të saj nën moton e shoqërisë civile për të aktivizuar si në kohërat e dikurshme komuniste, duke u fshehur prapa se ata nuk janë organizator por qytetarët REPLAY dhe Grupi për kryeminsitrin janë struktura të VV që po merren me tema për të ruajtur dhe mbrojtur pushtetin e VV.

Ai thotë se, shteti është më rëndësishëm se pushteti dhe shteti e shëndeti kanë kuptimin e saj demokratik.

“Shteti është më i rëndësishëm se pushteti dhe shteti dhe shëndeti kanë kuptimin e saj demokratik, primar është shëndeti e aspak pushteti për të cilën partitë u bënë horë duke dërguar letra në Gjykatë për të ruajtur ndikimin e vet dhe për të punësuar njerëz duke hequr një palë të një partije për të vendos të vetë”, thotë Burjani.

Sipas tij, protestat nuk janë zgjidhje.

“Protesta nuk janë zgjidhje, nuk është i pari kryeminsitër që shkarkohet , pothuajse të gjithë ose janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje dhe kjo nuk është tragjike sikurse Albin Kurti të lë politikën munden të gjithë edhe pa politik. Pra, politika është për ata që kontribojnë në një kohë të duhur me një mandat nëse e sheh se nuk është për këtë punë apo ka vështrsi demokratike për të bërë politik atëherë edhe tërheqja është gjëja më menqur, kur e sheh se nuk mundesh të kontribosh ose bën edhe dëm atëherë është normale me lëshu rrugë për alternativa të reja politike të gjithë këto parti që nga vitit 2008 bashkë me VV janë kompremtuar para popullit. Për shkak të keqqeverisjes dhe për të menduar vetëm për vete dhe punësimin partiak apo familjar në emër të popullit dhe votës së qytetarëve”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat