Kurti zbulon “matematiken” se si do të qëndrojë në qeverisje deri në zgjedhjet e ardhshme

Politika

Kurti zbulon “matematiken” se si do të qëndrojë në qeverisje deri në zgjedhjet e ardhshme

M.H Nga M.H Më 17 maj 2020 Në ora: 08:27
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me vendimin që do të marr Gjykata Kushtetuese dhe është përgjigjur në pyetjen se me cilen "matemaitik" po mendon që do të qëndroj në qeverisje deri në ditën e zgjedhjeve.

Kurti u përgjigj që në bazë të dhënave të Gjykata Kushtetuese që më i kanë dërguar atëherë nuk ka zgjidhje tjetër përveç të shkohet në zgjedhje.

“Unë informata kam marrë në kuptimin që ato më i kanë dhënë vetë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimet e saja të mëhershme dhe sidomos me këto dy situate që materialisht dhe formalisht nuk janë të ndryshme, viti 2010-2017, kur nga mocionet e suksesshme të mosbesimit, nuk ka rrugë tjetër përveç të shkohet në zgjedhje të reja. Për mendimin tim kjo është e qartë nga Kushtetua e Republikës së Kosovës e cila nuk lejon mocion konstruktiv të mosbesimit”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu Kurti krahason Kosovën me Gjermanin dhe Italinë duke u shprehur që ka dallime mes mocionit të mosbesimi konstruktiv të këtyre dy shteteve dhe asaj të Kosovës, pasi sipas Kurtit këto dy shtete kanë përvojë të hidhur nga nazizmi dhe fashizmi, gjersa ne do të duhet të kthehemi tek populli.

“Sepse ne nuk e kemi situatën e ngjashme me Gjermanin dhe Italinë të cilat për shkak të përvojës së hidhur të nazizmit dhe fashizmit kanë sjellur mocionin konstruktiv të mosbesimit në mënyrë që pas çdo mocioni të mosbesimit të mos shkohet automatikisht në zgjidhje ku fitojnë partitë e ekstremit të djathtë. Tek ne është vetëm mocioni deskturktiv i mosbesimit bie qeveria në vend duhet të kthehemi tek burimi I sovranitetit në vend e që është populli I Kosovës”, përfundoi Kurti.

Kurti ishte i ftuar në mbrëmjen e djeshme në televizionin 7, ku foli për situatë aktuale në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat