Vendimi i Kushtetueses për qeverinë e re, flet analisti politik – komenton sjelljen e partive dhe tregon nëse kjo gjykatë do të ndikohet nga subjektet politike

Politika

Vendimi i Kushtetueses për qeverinë e re, flet analisti politik – komenton sjelljen e partive dhe tregon nëse kjo gjykatë do të ndikohet nga subjektet politike

Nga: N. H Më: 17 maj 2020 Në ora: 22:38
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Gjykata Kushtetuese në Kosovë javë më parë ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Kanë mbetur edhe 12 ditë nga data e paralajmëruar për vendimin përfundimtar lidhur me qeverinë e re.

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se nga praktikat e deritanishme Kushtetuesja ka dhënë prova që është e pavarur dhe aq më shumë në vendime të ndjeshme.

Sipas tij, partitë politike e kanë të qartë se kjo gjykatë nuk ndikohet nga politika ditore dhe nga presioni politik.

Image
Mustafë Kadriaj

“Vlerësoj që nga praktikat e deritanishme Gjykata Kushtetuese ka dhënë prova që është e pavarur dhe aq më shumë në vendime të ndjeshme njëherit vendime të cilat kanë ndryshuar kahjen e politikes në vend. Pra, edhe ne vendimin e fundit për pezullim të vendimit të presidentit për mandatar Avdullah Hotin, edhe këtë herë Gjykata Kushtetuese tregoi paanshmëri dhe profesionalizëm. Pra, tani e tutje partitë politike e kanë të qartë që Kushtetuesja nuk ndikohet nga politika ditore dhe nga presioni politik kështu që nuk ka më arsye për të kontestuar cilin do vendim që sjell kjo gjykatë, pra, partitë vetëm duhet t’i zbatojnë vendimet e gjykatës”, ka thënë Kadriaj.

Me tej ai ka thënë se LDK ka dhënë provimin politik duke treguar kulturë politike dhe sjellje institucionale, ndërsa, sa i përket partisë së Albin Kurti, ai ka thënë se Vetëvendosje ka probleme të mëdha në sjelljen institucionale.

Krejt në fund, Kadriaj ka theksuar se kjo është një sjellje e papranueshme në një vend demokratik.

“Nëse vlerësojmë se cili tabor politik ka treguar kulturë politike dhe sjellje institucionale vlerësoj që LDK ka dhënë provimin politik, ndërsa Vetëvendosje ka probleme të mëdha në sjelljen institucionale për faktin që ishin të paret që nuk besonin dhe shprehnin dyshime por më të lëshuar për opinion vendimi si nga vija zyrtare, por edhe militantët e postuan vendimin për pezullim, ndërsa edhe tani prapë paragjykojnë dhe ngrisin dyshime pra sipas logjikes së tyre vetëm vendimet në favor të tyre janë të pranueshme. Pra, Kushtetuesja me vendimet e saj përveç profesionalizimit po demonstron si institucion i pavarur dhe njëherit ndër institucionet më të besueshme në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar Mustafë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat