Hertica: Rrëzimin e teatrit kombëtar e kanë pritur shumë oligarkë në Shqipëri

Politika

Hertica: Rrëzimin e teatrit kombëtar e kanë pritur shumë oligarkë në Shqipëri

Nga: D.RR Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:13
Tiranë

Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar rrëzimin e tetarit kombëtar të Tiranës, veprim i cili pati reagime të mëdha nga qytetarët.

Hertica thotë se asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do duhej të prisheshin vlerat kombëtare e historike, e aq më pak kur populli e kundërshton. Ai e vlerëson si një akt që ndërlidhjet me oligarkët atje.

Image
Ali Hertica

“Mendoj se kjo nuk kishte të bëjë me entuziazmin e ndërtimit të një teatri të ri. Rrëzimin e teatrit kombëtar e kishin pritur shumë oligarkë në Shqipëri, pasi të njëjtit ndoshta do të përfitojnë shuma të majme gjatë dhe pas ndërtimit të tetarit të ri. Por siç po shihet kësaj radhe Rama do të ketë probleme të mëdha me protestuesit, pasi ata duken të vendosur. Ndonëse, Rama e ka ditur që do të ketë reagime kësisoj, prandaj ka urdhëruar që teatri të prishet natën, kur ka shumë më pak qytetarë”, tha Hertica.

Ndryshe, në Tiranë vazhdimisht po paralajmërohen protesta ndaj qeverisë, e në to po merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat