Raportet e mira mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, analisti politik ka një shpjegim – ja thirrja e tij urgjente për krerët e vendit - Bota Sot
Raportet e mira mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, analisti politik ka një shpjegim – ja thirrja e tij urgjente për krerët e vendit

Politika

Raportet e mira mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, analisti politik ka një shpjegim – ja thirrja e tij urgjente për krerët e vendit

M.H Nga M.H Më 18 maj 2020 Në ora: 21:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për afërsinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojë të takohet me Kurtin, në cilësinë e dy drejtuesve të instituconeve.

Ndërkaq, ka theksuar se vazhdon të mospajtohet më mënyrën se si presidenti përfaqëson Kosovën, sidomos në aspektin ndërkombetar.

Osmani përmend se Serbia dhe Rusia nuk janë të interesuara që të ketë stabilitet në Kosovë.

“Kam shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, këtë e dijnë edhe zogjtë”, vazhdoi më tej ajo.

Në lidhje me këtë deklaratë të lëshuar nga Osmani se nëse ky mospajtim qëndron edhe në deklaratën ku thotë që Rusia e Serbia nuk duan të shohin stabilitet në Kosovë,njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, për “Bota sot”, u shpreh që deklaratat që po I bëhen kundër Thaçit janë bërë të tepërta qoftë nga Kurti ashtu edhe nga Osmani.

“Deklaratat e tipit se Thaçi është përgjegjësi për dështimet e Kosovës, tashmë janë bërë të tepërta dhe të palogjikshme (bozë). Qoftë nga znj. Osmani, qoftë nga Kurti apo kushdo tjetër, nuk janë të sinqerta dhe, janë përpjekje për shfajsim personal. Z.j. Osmani, është duke e përkrahur një agjendë tejet destruktive të z. Kurti, e cila për mendimin tim, është e rrezikshme më shumë se deklaratat e z. Thaçi”, u shpreh Duhanaj.

Më tej, Duhanaj thotë që duhet të i lëmë anash përçarjet mes aktërve politik dhe të kërkojm mbështetje nga Amerika dhe të bashkëpunojm e jo të bëhemi argat i Rusisë.

Image
Leon Duhanaj

“Për mendimin tim, dëmi me i madh që mund t'i shkaktohet Kosovës në ketë kohë, është destruktiviteti dhe pëçarja e akterëve politik. Në ketë segment, z. Kurti ësht kampion, e për fat të keq, edhe znj. Osmani po i jepë përkrahje. Kosova duhet të flasë njëzëri, të kërkoj mbeshtetjen e amerikanëve përkatësisht Quint-it. Të tjerat nuk janë fortë me rëndesi. Çështjen e ndikimit rus e zgjidhin amerikanët, por duhet që ne të jemi bashkëpunëtor të tyre e jo t'i luftojmë ata, duke i bërë argat Rusisë”, përfundoi Duhanaj, për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat