Turp për ty Edi Rama

Politika

Turp për ty Edi Rama

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 maj 2020 Në ora: 13:50
Edi Rama

Kur flasim për teatrin, sidomos për Teatrin Kombëtar, si në Tiranë dhe Prishtinë, ato faktikisht nuk mbështeten, por kthehen në biznes për përfitime personale të politikanëve. Teatri Kombëtar nisi të ndërtohej më 6 janar të vitit 1939 dhe u shkatërrua më 17 maj të vitit 2020. Edi Rama, në mënyrë tinëzare me të gdhirë 17 maji bëri atë që nuk do ta bënte as armiku, rrënoi Teatrin Kombëtar në Tiranë,  ndonëse në vitin 2000, derisa ishte Ministër i Kulturës këmbëngulte në ruajtjen e identitetit të këtyre godinave, duke ndalur shkatërrimin e tyre.

Pa fije turpi Edi Rama, pak para se të shembej Teatri Kombëtar deklaronte se “jam i pari që e kam thënë që prej vitit të largët 1998-1999, në ato vite, që ajo godinë duhet shembur dhe që Shqipëria duhet të ketë një Teatër Kombëtar të denjë për këtë emër”, derisa sa ishte ministër i Kulturës  nuk lejoi një gjë të tillë. Por, duhet kuptuar halli i tij, Edi Rama është i kapur peng nga oligarkët  të cilët e kanë financuar dhe tani kërkojnë të marrin pjesën e tyre të tenderëve. Edhe pse Bashkia e Tiranës deklaron se teatri do të ndërtohet me funde të buxhetit të shteti, megjithatë koha do e vërtetoj se dal nga dal do të futën në hise oligarkët e Edi Ramës. Askush nuk e ka kundërshtuar nevojën për të pasur një Teatër modern, ashtu sikur po planifikon të ndërtojë qeveria shqiptare sipas projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels, por pse duhet që të rrënohet teatri Kombëtar, mund të ndërtohet një tjetër, dhe ky të mbetej ashtu sikur ishte. Meqenëse ka jetuar në Paris disa vite, le të tregoi Edi Rama se çfarë do të ndodh në Paris nëse u thuhet të rrënojnë teatrot, objektet e vjetra. Japin me mijëra euro për të ruajtur trashëgimin e tyre. Në Tiranë më asgjë nuk po mbetet trashëgimi, Teatri Kombëtar ishte vlerë, pjesë e trashëgimisë që nuk duhet assesi të rrënohej.

Por, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë prirje diktatoriale, ashtu sikur Enver Hoxha që të gjithë që kundërshtarët e tij i arrestonte herët në mëngjes, njësoj vepronte edhe regjimi i Millosheviqit në Kosovë. Prandaj, edhe reagimi nga ambasadat e huaja në Shqipëri ishte i ashpër, sepse janë vende të civilizuara, aty ku trashëgimia vlerësohet, ruhet dhe nuk rrënohet. Kjo, ndodh vetëm në regjime diktatroiale, të cilët mendojnë se historia e një vendi fillon dhe mbaron me ta.

17 Maji, do të mbetet një ditë e zezë për kulturën shqiptare. Jo vetëm në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat