Analisti tregon se kur duhet të rinisë dialogu Kosovë-Serbi - Bota Sot
Analisti tregon se kur duhet të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

Politika

Analisti tregon se kur duhet të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

Nga: A.SH Më: 19 maj 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e një kohë.

Rifillimi i dialogut duket se do të marrë kohë nga të dyja palët. Ky dialog do të jetë nën ndërmjetsimin e BE-së dhe SHBA-së, këta të fundit kanë paralajmëruar përfshirjen e mundshme për rinisjen e dialogut.

Analisti Kushtrim Kadriu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, dialogu duhet të rinisë kur të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe kur të fotmohet qeveria e cila po pretendohet në Kosovë.

“Dialogu Kosovë- Serbi duhet të rinisë pasi të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat janë të planifikuara të mbahen në Qershor. Por, edhe qeveria e re e cila pretendohet të krijohet në Kosovë nga LDK nuk është edhe aq legjitime pasiqë nuk i mori votat për një kombinim të tillë politik LDK-AAK-Nisma, por si kombinim tjetër, VV-LDK”, thotë ai.

Ai shprehet se, duhet të krijohet uniteti i brendshëm politik.

“Fillimisht duhet të krijohet uniteti i brendshëm politik, pra krijimi i një ekipi të unitetit ku duhet të përfshihen edhe VV e PDK, si dy parti me numrim më të madh të deputetëve dhe pa të cilat nuk mund të ketë marrëveshje të pranuar nga të gjitha palët”, thekson Kadriu.

Ai nuk lë anash as rolin e SHBA-së në këtë drejtim duke e cilësuar histroik.

“Roli i SHBA- së në këtë drejtim është historik dhe për këtë duhet shfrytëzuar interesimin e saj për Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate të problemit në mes të serbëve dhe shiqptarëve”, përfundon Kadriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat