Kërcënimet ndaj Albin Kurtit, analisti politik tregon se kush mund të qëndrojë pas këtyre ‘sulmeve’ – përmend edhe një parti politike

Politika

Kërcënimet ndaj Albin Kurtit, analisti politik tregon se kush mund të qëndrojë pas këtyre ‘sulmeve’ – përmend edhe një parti politike

Nga: N. H Më: 19 maj 2020 Në ora: 22:12
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka denoncuar një kërcënim ndaj tij, duke thënë se është kërcënuar edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

“Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, tha Kurti.

Pas këtij denoncimi nga kryeministri në detyrë, ka të tillë që konsiderojnë se në mënyrë direkte Kurti ka shpreh interesim për më influencu vendimin e ardhshëm të Gjykatës në lidhje me mandatarin.

Mirëpo, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se nuk mendon se kreu i qeverisë aktuale ka shpikur kërcënimin, përderisa doli dhe e argumentojë këtë me fakte.

Sipas Mehmetit, pas këtyre sulmeve mund të qëndrojnë elemente të SHIK-ut, të cilët ndjehen se po u shembet dheu nën këmbë.

Madje, ai përmend edhe AAK-në e Ramush Haradinajt, se mund të kenë njerëz që synojnë të trillojnë lajme të tilla.

Image
Faton Mehmeti

“Nuk mendoj se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shpikur kërcënimin përderisa doli me dokumente. Tani diçka tjetër është se kush qëndron prapa kërcënimeve, por nuk mohet se ekziston. Nuk duhet habitur nëse pas këtyre sulmeve qëndrojnë elemente të SHIK-ut, të cilët ndjehen se po u shembet dheu nën këmbë nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon Thaçin. Mund të kenë njerëz të AAK-së, por edhe produkt i ca njerëzve që synojnë të trillojnë lajme të tilla”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, analisti i njohur ka theksuar se mbetet nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe organet e tjera të drejtësisë të merren me këtë rast.

Ndërsa, krejt në fund, ka potencuar se kryeministri Kurti nuk është dashur të del hapur pas këtij kërcënimi, por të linte tek drejtësia.

“I mbetet AKI-së, organeve të shtetit të zbardhin këtë rast. Por, është e frikshme gjuha kërcënuese, linçimet që duket se po bëhen rutinë dhe kjo është e rrezikshme. Gjykata Kushtetuese ndodhet e sulmuar nga të gjitha anët, duke dëmtuar çdo vendim që ajo do të sjell. Mendoj se Albin Kurti nuk është dashur të del hapur pas këtij kërcënimi, por të linte tek drejtësia të zbardh kush qëndron pas kërcënimit”, ka përfunduar njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat