Skenari i Rusisë për Kosovë dhe paralajmërimet e Kurtit, profesori i njohur zbulon ‘lojërat’ e Thaçit dhe Mustafës me ‘Qeverinë Hoti’

Politika

Skenari i Rusisë për Kosovë dhe paralajmërimet e Kurtit, profesori i njohur zbulon ‘lojërat’ e Thaçit dhe Mustafës me ‘Qeverinë Hoti’

Nga: A.M. Më: 19 maj 2020 Në ora: 23:22
Albin Kurti, Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Profesori  Sulejman Mehazi, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit, rreth një puçi të mundshëm të Rusisë në vend tonë.

Mehazi ka thënë se ky paralajmërim i Kurtit nuk është rastësishëm, prandaj duhet pasur kujdes ndaj kësaj rrezikshmërie serbo-ruse.

“Kosova prej askujt nuk mund të kanoset përveç ndikimit rus me anë të Serbisë. Paralajmërimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për një grusht shtet nga Rusia s'është i rastësishëm, po ai e thotë me vetëdije të plotë, prandaj duhet pasur kujdes ndaj kësaj rrezikshmërie serbo-ruse”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për me tepër, ai ka treguar mënyrën se si mund të depërtoj Rusia në Ballkan dhe si mund të shkoj politika e Kosovës nën rrjedhën e interesave serbe-ruse.

“Rusia në Ballkan mund të futë hundët vetëm me anë të klikës së çoroditur politike serbe, s'ka tjetër kahje përveç asaj serbe. Duke marrë parasysh lojërat e pista politike që luhen në kohën e fundit në Kosovë, me qeverinë e re të Hotit, në pajtueshmëri me Thaçin e Isën mund që e gjithë politika kosovare pa vetëdije apo me vetëdije të shkonte nën rrjedhën e interesave serbe-ruse”, ka potencuar Mehazi për “Bota sot”.

Sipas profesorit, gjysmë grusht shtet është edhe qeveria e Avdullah Hotit.

“Argumentet vërehen edhe nga vetë, Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, që politikisht shkon drejt planeve serbe-ruse për shkëmbime apo ndarje territoresh me Serbinë. Gjysmë grusht shtet është edhe qeveria e Hotit. Rusisë e Serbisë i kanë mbetur edhe gjysmë hapi për të bërë grusht shtet pasi gjysmën e parë të hapit politik të grusht shtetit e ka bërë vet qeveria e re e antikurtiane e antipopullore e Hotit”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat