Kërcënimi i Albin Kurtit, flet eksperti i sigurisë, zbulon disa detaje në letrën e publikuar nga kryeministri

Politika

Kërcënimi i Albin Kurtit, flet eksperti i sigurisë, zbulon disa detaje në letrën e publikuar nga kryeministri

Nga: G.B Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:07
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka denoncuar një kërcënim ndaj tij.

Ai ka thënë se është kërcënuar edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

“Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Image
Drizan Shala

Lidhur me këto kërcënime, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën "Bota sot" se organet e rendit duhet të përfundojnë hetimet dhe deri të përfundojnë hetimet, duhet tu shtohen masat e sigurisë.

"Në lidhje me kërcënimin drejtuar Kryeministrit në detyrë dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese unë ketë e shoh nga një kënd që organet e rendit duhet të përfundojnë hetimet mbi ketë denoncim dhe deri sa të përfundojnë hetimet këto kërcënimet e bëra ndaj bartëseve të apostrofuar në ketë letër është mirë t'ju shtohen masat e sigurisë atyre personalisht por edhe familjeve të tyre. Sepse është e papranueshme çfarëdo lloj shantazhi, kërcënimi kundër institucioneve siç janë (Kryeministria dhe Gjykata Kushtetuese)", është shprehur ai.

Sipas Shalës, kemi tri kërcënime dhe dy elemente tjera në letër janë stema e përdorur dhe data 17 maj, ndërsa e publikuar në media me 19 maj.

"Por nëse analizohet konstrukti dhe formati i kësaj fletushke sipas mendimit tim kemi të paraqitur tri kërcënime (Kryeministrit, Kryetares se Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të VV) ka edhe një presupozim të llojit të kërcënuesit që me ndërlidh me motive politike dhe dy elemente tjera në këtë letër janë edhe stema e cila ngjason më shumë më stemat e përdorur nga institucionet e shtetit shqiptar (imitim i përdorur në ketë fletushkë) si dhe data e cila është me 17 Maj ndërsa është bërë publike me 19 maj në media. Pra gjitha këto elemente nëse bashkohen me paraqet në sytë e mi një tentim keqpërdorimit të situatës politike për interesa tipike presionit politike mbi institucionin e Gjykatës Kushtetuese", ka deklaruar Drizan Shala për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat