“Praktikat e vjetra jo efikase të qeverisë, kanë sjellë krizat politike dhe ekonomike”

Politika

“Praktikat e vjetra jo efikase të qeverisë, kanë sjellë krizat politike dhe ekonomike”

Nga: D.B. Më: 20 maj 2020 Në ora: 17:48
Kuvendi i Kosovës

Shkarkimi i qeverisë ka pasivizuar edhe punën e kuvendit, madje Qeveria në dorëheqje është duke e menaxhuar situatën pandemike.Madje praktikat e vjetra jo efikase të qeverisë, kanë sjellë edhe krizat politike dhe ekonomike

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se, qeveria është iniciues për sjelljen e ligjeve buxhetit, e projekt rezolutave etj, që praktikisht këto kompetenca nuk ka mundësi ti ushtron.

Image
Skender Mulliqi

“Edhe pse qeveria në detyrë është duke e vazhduar punën e saj të mirë karshi menaxhimit të situatës së krijuar me pandemi, faktikisht kuvendi i ka mundësitë e kufizuara të veprimit. Puna e qeverisë dhe puna e kuvendit nuk janë ndërvepruese. Siç po shohim veç disa komisioneve, se kemi një pasivizim të Kuvendit. Dhe përderisa të mos sqarohet çështja nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet një qeveri e re, qeveria në detyrë mbetet kujdestare e punëve të saj të përditshme, por pa qasje në kuvend. Pas gjithë kësaj që pamë me rastin e shkarkimit të qeverise, gjithçka ju ka nënshtruar vullnetit të përbashkët të të dyja blloqeve që e përbëjnë qeverinë në dorëheqje. Këtu bëhet fjalë më shumë për njerëzit e LDK-së ,në kuvend apo edhe ne komisione të ndryshme”, ka thënë analisti polit8ik Skender Mulliqi.

Sipas tij, shumëçka është duke funksionuar sipas vullnetit te grupeve parlamentare.

“Disa mendojnë se pavarësisht faktit se kuvendi dhe qeveria ne detyre nuk mund të nder veprojnë, kjo nuk i pengon komisionet që të zhvillojnë aktivitetet mbikëqyrëse brenda kompetencave që i kanë, me ndonjë rekomandim të menaxhimit të situatës. Kuvendarët edhe kur ka qenë gjendja pa pandemi, me shumë janë interesuar për të marre mëditje dhe paga të majme, se sa të japin kontributin në shërbim të qytetarëve, për çka edhe janë votuar”, ka thënë Mulliqi.

Ai ka vlerësuar se praktikat e vjetra jo efikase të qeverisë, kanë sjellë krizat politike dhe ekonomike.

“Kosova ka nevojë për Parlament serioz në sjelljen e ligjeve në interes të qytetareve, e jo siç është bërë Kuvendi më shumë klub i zënkave dhe i prodhimit të aferave të ndryshme, për ta zhvendosur vëmendjen nga zgjedhja e problemeve të grumbulluara .Shume kuvendarë nuk e kanë vendin aty, as me dije pasi shume prej tyre nuk kanë dal thuajse asnjëherë në foltore të kuvendit, andaj reforma zgjedhore është më se e nevojshme. Shumë njerëz të dobët dhe të korruptuar, që kanë zënë vend në ulëset e kuvendit që shumë vite, me reforme zgjedhore, sigurisht se nuk do të ishin më aty”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat