Thaçit nuk duhet t’i lihet mundësia e shkatërrimit të Kosovës, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet nga Qeveria

Politika

Thaçit nuk duhet t’i lihet mundësia e shkatërrimit të Kosovës, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet nga Qeveria

Nga: A. J Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:50
Hashim Thaçi

Shkëmbimi i territoreve dhe marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës e Serbisë duket se do jetë sfida me e madhe për Kosovën që nga pas lufta e deri më tani.

Derisa presidenti aktual Hashim Thaçi në shumicën e rasteve është akuzuar se po dëshiron të bëjë shkëmbim territoresh dhe se marrëveshjen me Serbinë është ai që do ta vendos, partitë si Vetëvendosja, LDK-ja, AAK gjithmonë ka qenë kundër shkëmbimit të territoreve.

Njohësi i çështjeve juridike Rexhep Elezaj ka thënë për “Bota Sot” se në kuadër të këtyre rrjedhave të fundit lidhur me këmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, ideja dhe angazhimi i presidentëve Thaçi-Vuçiç, mendoj se ka pësuar debakël të rënd personal, politik dhe diplomatik, sepse kjo temë si dhe synimi i tyre për ta copëtuar Kosovën po dështon turpshëm dhe përfundimisht.

Image
Rexhep Elezaj

“Sa i përket marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë, ajo edhe ashtu sipas kompetencave që presidentit ia jep kushtetuta e Kosovës, ai nuk ka pasur të drejt që ta merr përsipër dhe në emër të Kosovës të zhvillojë bisedime me palën serbe, sepse vetëm qeveria e Kosovës, pra kryeministri, kanë të drejt dhe obligim kushtetues që ta ndërtojnë dhe zbatojnë politikën e jashtme të vendit, e jo presidenti Thaçi, i cili i ka uzurpuar këto të drejta qe disa vite. Prandaj, dialogu me Serbinë i filluar qysh para 7 viteve nuk ka dhënë deri më tash asnjë rezultati pozitiv për Kosovën, për t’i dhënë fund njëherë e mirë normalizimit të raporteve fqinjësore midis dy popujve dhe dy shteteve sovrane që me shekuj ishin në armiqësi dhe konflikte historike”.

Ai, ka thënë se çdo marrëveshje finale me Serbinë nuk mund të lihet në dorë të presidentit Thaçi, sepse dialogu dhe çdo dialog tjetër, janë ekskluzivisht në kompetencat e qeverisë, dhe se kurrfarë marrëveshje me Serbinë nuk mund të nënshkruhet nga askush pa miratimin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dhe, çdo lloj shkeljeje e kësaj procedure ligjore dhe kushtetuese do prodhon pa dyshim dëme të pariparueshme si dhe destabilizim politik për shtet ndërtimin dhe zhvillimin e më tejmë social dhe ekonomik të vendit tonë”, ka thënë njohësi çështjeve politike Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat