Ky është interesi i Rusisë ndaj Kosovës

Politika

Ky është interesi i Rusisë ndaj Kosovës

Nga: A.M. Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehemti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit rreth grusht-shtetit nga Rusi.

“Nuk besoj se Rusia ka elemente të fuqishme sikur që ka në Mal të Zi. Faktikisht në Kosovë, përveç Listës Strska dhe Hashim Thaçit, Rusia nuk ka mbështetje të fuqishme sa që të mund të bëj grushtet. Besoj se Kurti ka aluduar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila në rast se i jep të drejtë Thaçit, rrjedhimisht i hap rrugë marrëveshjes me Serbinë nga e cila përfiton edhe Rusia”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehmeti ka shtuar se Rusia interes për shkëmbim territoreve.

“Në fakt, Rusia nuk ka interesim për grushtet në Kosovë, por ka interes për shkëmbim territoreve me çka përfiton në dy aspekte: legjitimon aneksimet që ka bërë, dhe përfiton aksione në Trepçë. Pra, Albin Kurti me këtë deklarate ka aluduar në Hashim Thaçin për presionin që po i bën Gjykatës Kushtetuese për t'i hap rrugë shkëmbimit të territoreve, me çka Thaçi ka rënë dakord edhe me Putinin”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat