Profesori jep detaje për “Gardën Vullnetare Shqiptare”, përmend qëllimin e tyre

Politika

Profesori jep detaje për “Gardën Vullnetare Shqiptare”, përmend qëllimin e tyre

M.H Nga M.H Më 21 maj 2020 Në ora: 14:52
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë ka bërë të ditur një kërcënim i cili i kishte ardhur nga një grup individësh apo individ e quajtur “Gardë Vullnetare Shqiptare. Kurti tha që nuk mund të merret me këtë çështje për të gjetur se kush janë ata pasi këtë po ja lë detyrë organeve kompetente të drejtësisë.

Në lidhje me këtë, Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ekziston një mjegullinë në këtë kërcënim kundrejt Kurtit dhe Gjykatës Kushtetuese e jo drejtë Thaçit i cili këtë ditë është i përzier në punët e brendshme të Gjykatës Kushtetuese.

“Kërcënimet mund të jenë të frustruar nga individ dhe grupe mafioze nga ana e kupolës së krimit të organizuar e cila e sundon Kosovën qe 20 vjet e këndej,me të vetmin qëllim që të krijoj turbullira në kohën kur Gjykata Kushtetuese të jep verdiktin për dekretin te Hashim Thaçit në dobi të vetin. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë sepse shtrohet pyetja pse kjo fare "Gardë Vullnetare Shqiptare" e kërcënon vetëm Albin Kurtin dhe Gjykatën Kushtetuese? Por nga kjo "Gardë Vullnetare Shqiptare" nuk kërcënohet edhe Hashim Thaçi i cili në këto ditë është më i përzieri në "punët e brendshme" të kësaj Gjykate me shantazhe të llojit të vetë”, u shpreh profesori.

Më tej, Maxharraj thotë që edhe më dyshuese është kur këto kërcënime vinë në këtë kohë kur duhet populli duhet të ushtroj të drejtën e tyre për protesta të dinjitetshme dhe paqësore, gjithashtu me këtë kërcënim nuk mund të shantazhojnë popullin përfundoi profesori.

Image
Binak Maxharraj

“Kjo të bën me dyshua se nga po vijnë erërat që po i fryjnë dhe drejtojnë këtë individ apo grup të frustruar individësh për qëllime të këtilla të pista të cilët mundohen që edhe në këtë kohë të komploteve politike dhe pandemie në Kosovës të krijojnë mjegullnaja, kërcënime, shantazhe të kërcënohet edhe populli që të mos e ushtroj të drejtën e tyre për protesta të dinjitetshme dhe paqësore. Këta që qëndrojnë pas kësaj "Garde Vullnetare Shqiptare" e që mund të jetë edhe kupola e krimit të organizuar në Kosovë duhet ta dijnë së nuk mund të frikësojnë dhe shantazhojnë popullin përgjithmonë”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat