Hertica: Rusia me agjendë për Kosovën - Bota Sot
Hertica: Rusia me agjendë për Kosovën

Politika

Hertica: Rusia me agjendë për Kosovën

Nga: A.M. Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar një grusht-shtet në Kosovë nga Rusia.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Ali Hertica, ka përmendur armatosjen e Serbisë me të cilën thotë se ky shtet bënë shantazh përmes bashkëpunimit me Rusinë.

“Armatosja e Serbisë, kryesisht në dy vjetët e fundit, me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia, duhet të jetë shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë në dorëheqje të Kosovës.  Serbia po i bën shantazh Perëndimit, përmes bashkëpunimit me Rusinë, marrë parasysh që të gjitha vendet për rreth saj janë në NATO ose me prezencë të kësaj aleance ushtarake. E gjithë kjo, sipas tij, është një politikë e udhëheqjes së Serbisë, e presidentit Alaksandar Vuçiq, Ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq dhe Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, si dhe partive të tyre, për ta mbajtur popullin serb në gjendjen ekzistuese, deri në momentin që të rregullojnë çështjet me Kosovën. Dialogun  nuk e  nënvlerësojnë gatishmërinë e dy shoqërive dhe problemi është te politika ekzistuese si në Serbi dhe Kosovë. Udhëheqësit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi kanë ende mendimet nga lufta. Ata e shikojnë realitetin përmes këtij prizmi, mendja e tyre është krijuar gjatë luftës dhe janë të orientuar në sterioptipet e luftës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Hertic është shprehur se Rusia ka agjendë, përmes së cilës tenton të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë.

“Mendoj që në të dyja vendet ka mjaft njerëz që janë të gatshëm për të organizuar marrëdhënie mes dy vendeve. Por, dialogu është monopolizuar nga pjesëmarrësit e tij si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë.

Rusia ka agjendë, përmes së cilës tenton të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë, ashtu sikurse edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe ajo investon për prishjen e imazhit të vendit, kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat