Krasniqi: Partitë politike duhet të qëndrojnë larg Kushtetuese, mund ta masakrojnë drejtësinë

Politika

Krasniqi: Partitë politike duhet të qëndrojnë larg Kushtetuese, mund ta masakrojnë drejtësinë

Nga: A.SH Më: 21 maj 2020 Në ora: 19:46
Gjykata Kushtetuese

Edhe pak ditë kanë mbetur deri te vendimi final nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo Gjykatë ditë më parë ka dal me një reagim drejtuar partive politike me qëllim të ndalojnë presionin që po i bëhet asaj në marrjen e vendimit.

Lidhur me këtë, analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim dhënë për “Bota sot”, ka thënë se, presioni që bëhet nga partittë poltike ndaj Gjykatës është frika nga vendimi real.

“Presioni nga parititë politike mbi Gjykatën Kushtetuese është me qëllim që të ndikoj në vendimin e Gjykatës, vendim i cili mund të interpretohet në mënyrë të gabuara nga presioni apo frika nga një vendim real. Pasi që ditët po afrohen”, thotë Islami.

Ai shprehet se parititë poltike duhet të mbajnë duart larg, sepse mund ta masakrojnë drejtësinë.

“Partitë politike duhet të qëndrojnë larg Gjykatës Kushtetuese, duke mos i futur duart aty sepse mund të masakrojnë drejtësinë apo institucionin më të lartë të shtetit i cili ka për qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë. Pavarësisht zgjedhjeve të Gjyqtarëve të Kushtetutes duhet të lejohet të merret vendimi meritorë dhe të pranohet ai vendim nga të gjithë sepse një mosrespektim i këtij vendimi mund të rrezikohet shtetësia e Republikës së Kosovës duke i futur në një krizë të thellë politike dhe institucionale e cila do të ngjasojnë humbje një të verbëri në pyllë”, përfundon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat