Fakte që vërtetojnë paralajmërimin e Kurtit për grusht-shtet në Kosovë nga Rusia

Politika

Fakte që vërtetojnë paralajmërimin e Kurtit për grusht-shtet në Kosovë nga Rusia

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 maj 2020 Në ora: 18:37
Albin Kurti

Ditë me parë, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi se Kosova mund të përballët me një grusht-shtet të organizuar nga Rusia. Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një ligjëratë të mbajtur me studentë të Universitetit të Harvardit

“Kosova rrezikon një tentim grusht-shtet nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po do rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, gjatë ligjëratës së tij.

Kjo deklaratë e Kurtit, po shihet e arsyeshme pasi që mund të bazohet në fakte, por gjasat mund të jenë minimale të ndodh një gjë e tillë, për shkak të siguresë së  shtetit të Kosovës.

Tërnava: Deklarata e Kurtit të merret seriozisht

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” e sheh të arsyeshëm deklaratën e kryeministrit Kurti, pasi që sipas tij, në këtë situatë të cilën gjendet vendi duhet të merret seriozisht.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë situate në të cilën gjendet Kosova, e duke e pasur parasyshsituatën e pandemisë në tërë botën, është e kuptueshme që të jetë i brengosur për politikat që po zhvillohen në botë, e posaçërisht në Ballkan, e kur dihet se edhe ai si Kryeministër, është në një situatë të vështirë dhe tëpalakueshme. Tani ai është Kryeministër në kryerjen e detyrës, sepse nuk ju lejua që ta kryej mandatin e Kryeministrit më shumë se 50 ditë, nga të gjitha partitë si ato në opozitë dhe LDK që ishte në koalicion që për opinion ishte një befasi, prandaj ai gjendet në situatë të tillë qëduhet në mënyrëpermanente ti kryej detyrat dhe obligimet e tija, dhe njëherit tëpërqendrohet në sigurinë e shtetit, dhe ti udhëheq ato politika tësuksesshme edhe në këto rrethana tëvështira sikur i përshkrova. Duke i marre parasysh rrethanat në të cilën gjendet tani Kosova, edhe kjo e thënë e Albinit duhet tëmerret seriozisht, sepse situata e zhvillimeve të bisedimeve vitet e fundit mes Kosovës e Serbisë, e që i dimë si popull që jemi në rrjedha, dhe dyshojmë në këto bisedime herë publike e herë të fshehta të dy Kryetarëve Aleksander Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, e që janë përmendur variante të ndryshme për shkëmbime të territoreve mes këtyre dy shteteve, e që edhe ndërmjetësuesi amerikan Grenelli ishte më shumë në anën e shkëmbimeve tëterritoreve, e që bëhet fjalë për veriun e Kosovës me katër (4) komuna, kurse në tëkundërtën u përmendkebashkëngjitja e disa fshatrave të Preshevës dhe Bujanovcit Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për me tepër, ai është shprehu se mund të pritet ajo çfarë po e preokupon Kryeministri në detyrë, sepse të freskëta janë tentimet e tilla tëgrusht-shtetit të pasuksesshëm si në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

BE në krye me Gjermaninë, Francën dhe Anglinë janë rreptë kundër shkëmbimeve territoriale, por me që tani Rusia donë të jetë e pranishme në këto ndërmjetësime sikur Amerika, BE po e refuzon ashpër marrjen pjesë tëndërmjetësimit tëRusisë, prandaj mund të pritet ajo çfarë po e preokupon Kryeministri Albin Kurtin, sepse të freskëta janë tentimet e tilla të grusht-shtetit të pasuksesshëm si në Maqedoni po ashtu edhe në Mal të Zi. Sikur të ishte një tentim i tillë i suksesshëm i Rusisë në ato shtete që i përmendëm, ajo do ta forconte dominimin e saj në Ballkan përmes Serbisë dhe dotë kishte edhe tjera grusht- shtete edhe në tjerat shtete fqinjë, dhe do ta arsyetonte invazimet që i ka bërë të disa shteteve në Azi, si me Ukrainë -Krimen, Moldavinë, Gjeorgjinë,etj”, ka potencuar Tërnava.

Por, ai shton se gjasat janë më të vogla të ndodh një grusht-shtet në Kosovës për shkak të sigurisë së.

“Duke e pasur parasysh sikur i përmendagrushte- shtetet e pasuksesshme tëfqinjëve tonë, gjasat që me ndodh edhe tek ne njëgrusht-shtet i tillë, janë minimale, sepse këtusigurinë e territorit të shtetit tonë e garanton KFOR-i me NATO -në, e që këtë mirë e ka të qartë edhe Rusia, sepse njëtentim i tillë do të thotë një luftë e re botërore, e kur tani dihet se Kosova e ka edhe ushtrinë e saj FSK dhe policin, AKI dhe shërbimet tjera shtetërore, dhe njohjet e pavarësisë nga 116 shtete të botës me konfirmimin e Pavarësisë nga GJND”, ka deklaruar  Tërnava për “Bota sot”.

Elezaj: Kurti e bazoi deklaratën e tij në disa fakte

Image
Rexhep Elezaj

Ndërkaq, publicisti Rexhep Elezaj, në një bashkëbisedim është shprehur se deklarata e Kurtit është shqetësuese për vendin sepse ai këtë e ka bazuar në disa fakte të cilat janë të dukshme.

“Deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë gjatë ligjëratës me studentët anglez përmes video-skypit, “se nga Rusia mund të ndërmerr tentim grusht-shteti në Kosovë”, është pa dyshim, deklaratë shqetësuese për vendin tonë, sepse ai këtë e ka bazuar në disa fakte të cilat janë të dukshme, në veçanti kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, i cili në vete implikon tema dhe çështje politike, historike dhe diplomatik të bartura nga shekulli 20-të, të cilat mjerisht, sot e kësaj dite në rajonin e Ballkanit nuk janë përmbyllur, duke mos i harruar për asnjë çast aspiratat hegjemoniste ruso-serbo-sllave për dalje në ujëra të nxehta në Adriatikun shqiptar.

Pra, aspiratat hegjemoniste serbo-sllavo-ruso-ortodokse për zgjerimin e tyre në Ballkan deri në Durrës dhe Selanik, pra në detin Adriatik, nuk kanë pushuar kurrë, dhe as që do pushojnë ndonjëherë planet e tyre djallëzore për zhbërjen e kombit shqiptar, siç kanë bërë para dhe pas dy Luftërave Botërore, të cilat nën flamurin e komunizmit rus më së shumti e kanë dëmtuar kombin shqiptar, pasojat e të cilit edhe sot jemi duke i përjetuar mbi qenien tonë etnike, njerëzore dhe kombëtare.

Sepse, jemi kombi i vetëm në Ballkan i cili ende jeton i ndarë në 5 shtete ballkanike, kryekëput për shkak të sjelljeve agresive dhe luftërave shfarosëse të Serbisë ndaj shqiptarëve si dhe pushtimit të tokave shqiptare në Ballkan, disa pjesë të mëdha te të cilave ende janë nën pushtimin e Serbisë, natyrisht që gjithherë i ka bërë me ndihmën e “nënës” Rusi..!? “, ka thënë ai për “Bota sot”.

“Implikimi i Hashim Thaçit në realizimin e skenarit ogurzi të Beogradit për ndarjen e Kosovës”

Për më tepër, Elezaj ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, për të cilin thotë se  e ka udhëhequr me plan dhe skenar të përgatitur me kohë.

“Jam tejet i sigurt se dialogun me Kosovën, Beogradi zyrtar qëkur ai ka filluar para 7-8 viteve, e ka udhëhequr me plan dhe skenar të përgatitur me kohë, madje të cilin sa herë ka dashur e ka ndërpre ose e ka vazhduar siç i ka konvenuar asaj, duke bërë lojë politika të trefishtë në të njëjtën kohë karshi BE-së, Rusisë dhe Ballkanit, pra Kosovës, gjithnjë sipas strategjisë së tyre politiko-diplomatike nga e cila kanë përfituar financiarisht e pastaj edhe politikisht, duke arritur që statusin politik të Kosovës pas 20 viteve ta sjellin në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi. Këtu, vetëm sa për ilustrim po e përmendim fushatën e suksesshme të diplomacisë së Beogradit në planin e ç ‘njohjeve të pavarësisë së Kosovë (16 vende e kanë tërhequr njohjen), derisa pala shqiptare, pra Prishtina zyrtare, nuk ka bërë asnjë hap përpara në mbylljen e plotë të statusit të pavarësisë së Kosovës, por as në rregullimin e raporteve të saj me shtetin armiqësor, i cili as që po pranon se ka bërë masakra dhe gjenocid në Kosovë..!?”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka përmendur cili mund të ishte suksesi Serbisënë gjithë historinë e saj kriminale.

“Prandaj, në kontekst të gjitha ngjarjeve që ka ndodhur për 20 vite në raportet Kosovë-Serbi, rezulton të jetë i qartë implikimi i Hashim Thaçit në realizimin e skenarit ogurzi të Beogradit për ndarjen e Kosovës, ngase pala serbe duke shënuar sukses pas suksesi në zhbërjen e pavarësisë së Kosovës, gjithnjë inkurajohej dhe bënte dy-tre hapa përpara, ngase kishte arritur ta bënte për vete njeriun kyç në organet e shtetit të Kosovës, pra presidentin e saj, i cili madje  bashkë me Baton Haxhiun do thyejnë qafën deri në çmenduri, që Serbinë ta amnistojnë nga masakrat, dëmet e luftës dhe gjenocidin ndaj 2 milion shqiptarëve të bërë në Kosovë. Dhe, ky do ishte pa dyshim suksesi më i madh e Serbisë në gjithë historinë e saj kriminale, që shqiptarët t’ia falnin krimet monstruoze në Kosovë, meqë rast përfundimisht do zhbëhej shteti dhe pavarësia e Kosovës!.

Mendoj, se edhe deklarata e kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me mundësinë e ndonjë tentim grusht-shtetit në Kosovë nga ana e Serbisë dhe Rusisë, vjen mu nga këto fakte që u cekën më lartë, kur të kihet parasysh fakti se para dy-tri javësh diplomacia e Rusisë ka kërkuar që statusi i Kosovës të vihet sërish në rend dite në KS të OKB-së, pra që ndryshohet Rezoluta 1244, dhe në vend të saj të nxirret një rezolutë e re me të cilën Kosova do kthehej nën sovranitetin e Serbisë, lexo: nën okupimin e saj. Sikur që, para një muaji Moska zyrtare ka kërkuar që të kyçet direkt në bisedimet Kosovë-Serbi, gjë që kërkesa e saj nuk mund të ishte vetëm formalitet, mbase kjo kërkesë bartë në vete qëllime të qarta antishqiptare, dhe ajo vjen pikërisht tani në kohën kur SHBA-të deri në mbarim të zgjedhjeve presidenciale, janar 2021, do jenë të përqendruara në procesin e brendshëm zgjedhor, duke mos pasur kohë që të merren me Kosovën dhe dialogun e saj me Serbinë!”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat