Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, juristi i njohur ka një parashikim: Ja në cilin muaj do të ndodhin

Politika

Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, juristi i njohur ka një parashikim: Ja në cilin muaj do të ndodhin

Nga: N. H Më: 22 maj 2020 Në ora: 22:36
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale përkundër pandemisë me COVID-19, nuk e ka ndalur për asnjë moment intensitetin e punës. Deri më tani janë deponuar dy aktakuza në Dhomat e Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në prill të këtij viti.

Në pritje të shqyrtimit të tyre, zyrtarë të Gjykatës me seli në Hagë, i kanë thënë medias ditë më parë se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një ambient të sigurt. Pavarësisht pandemisë COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Juristi dhe njëherit njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur për aktakuzat e para nga Gjykata Speciale.

Ai për gazetën ka theksuar se ky vit do të jetë mjaftë sfidues për vendin, përderisa ka paralajmëruar se në shtator mund t’i kemi edhe aktakuzat e para.

Image
Blerim Burjani

“Kjo fazë është në përfundim mund në secilën kohë të afërt të ngritën aktakuza, kjo po bëhet e qartë, pra tash mund të ndodhë jo më larg se deri në shtator do të ngritën aktakuzat”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Sipas Burjanit, gjatë kësaj kohë, për disa do të përfundojnë hetimet, ndërsa, për disa të tjerë edhe do të fillojnë.

“Pra, tani do të fillojnë për disa do të përfundojnë hetimet, disa që mund të jenë rreth dhjet deri në fund të këtij viti të ngritën. Pra, do të ketë dramacitet politik në Kosovë”, ka përfunduar Burjani.

Kujtojmë se deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Shumë prej tyre kanë qenë pjesë e hierarkisë së lartë të UÇK-së dhe ish-komandantë të Zonave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat