Zbulohet se për kë ishte në të vërtetë kërcënimi i "Gardës Vullnetare Shqiptare"

Politika

Zbulohet se për kë ishte në të vërtetë kërcënimi i "Gardës Vullnetare Shqiptare"

M.H Nga M.H Më 24 maj 2020 Në ora: 13:03
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, javën e kaluar ka bërë të ditur një kërcënim i cili i kishte ardhur nga një grup individësh apo individ e quajtur “Gardë Vullnetare Shqiptare. Kurti tha që nuk mund të merret me këtë çështje për të gjetur se kush janë ata pasi këtë po ja lë detyrë organeve kompetente të drejtësisë.

Në lidhje me këtë, Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shrpeh që ai kërcënim ishte i drejtuar më shumë për Gjykatën Kushtetuese për tu ndikuar në marrjen e një vendimi jokushtetues për Thaçin.

“Kryeministri në detyrë Albin Kurti dha alarmin në Facebook se është kërcnuar nga njëfarë "Garde Vullnetare Shqiptare". Policia e Kosovës është ne hetim dhe në gjurmim te rastit. Por Kurti thekson së për "gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj atë, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë” Dhe vazhdon së kërcnimi dhe frigesimi ishte me shumë për Gjykatën Kushtetuese që të ndikohet në marrjën e verdiktit rreth dekretimit jokushtetues te Hashim Thaqit te një qeverie te re antikushtetuese pa pjesëmarrjën e fituesit te zgjedhjeve. Edhe në të kaluarën ka patur kësofar grupe te frustura qe për qellimet e tyre kanë kërcnuar,shantazhuar,por asnjlherë nuk janë përballë me realitetin. Nuk thotë kotë populli"ujku don mjegull”, u shpreh Maxharraj.

Profesori u shpreh gjithashtu që kur vendi gjendet me një situatë të tillë kolapsi politik atëhere janë të mundshme këto lloj “mjegulla”, ku shfaqin kërcënime dhe realizojn ambicet e tyre.

Image
Binak Maxharraj

“Edhe kjo farë "Gardë Vullnetare Shqiptare" e cila ka mund të lëshon këtë pamflet nga çdo anë e rruzullit toksore,sepse këtë e mundëson faceboku, mund të jetë inegistente,e pa qenë,e trilluar nga dikush. Të behën këso lojrash të pista në Kosovë kur vendi është në një kolaps politik,ekonomik dhe social të cilën e sollën pushtetarët tonë,sepse këto kohera për ta janë"mjegull"ku ata mund por edhe në kohë pandemie ti realizojn ambicjet e tyre te piseta,anti ligjore dhe anti kushtetuese”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat