Thaçi paralajmëroi dorëheqje, flet analisti i njohur: E pranojmë me kënaqësi – ja çfarë thotë për vendimin e Kushtetueses

Politika

Thaçi paralajmëroi dorëheqje, flet analisti i njohur: E pranojmë me kënaqësi – ja çfarë thotë për vendimin e Kushtetueses

Nga: G.B Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:17
Hashim Thaçi

Të premten do të shpallet vendimi i i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së re.

E Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Gjykata Kushtetuese.

Madje, në media ka pasur lajme se shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses, janë në favor të dekretit të presidentit, ku për këtë ka pasur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje, se si mund të dihet vendimi përfundimtar, pa u publikuar ende nga vet Gjykata.

Image
Rexhep Shahu

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Gjykata Kushtetuese nuk i nënshtrohet askujt dhe se e ka dëshmuar se është mbi presidentin.

"Unë i besoj integritetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, besoj se askush nuk ia fut dot kthetrat për ta nënshtruar pavarësisht direktivave që u jep Albini ose presioneve për dorëheqje të Thaçit. Nëse gjykata vendos në favor të dekretit ajo nuk mund të jetë e diktuar sepse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë prova se është mbi presidentin dhe garancia e sigurt e Kushtetutës së Kosovës", është shprehur ai.

Sa i përket deklaratës së presidentit për dorëheqje, Shahu thotë se e pranojmë me kënaqësi nëse e jep vet, por nëse i kërkohet nuk ka rrugë tjetër.

"Deklarimi i zotit president për dorëheqje është vullnet i tij, në e pranojmë me kënaqësi edhe dorëheqjen e tij nëse e jep vete, por nëse gjykata kushtetuese vendos të kërkojë dorëheqjen e tij, ai nuk ka rrugë tjetër zgjedhje por do ta japë menjëherë dorëheqjen nëse i kërkohet nga kushtetuesja, se ndryshe gjykata kushtetuese e Kosovës e shkarkon dhe nuk e ka precedent", ka deklaruar Rexhep Shahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat